“Harvey dhe Irma”, çifti më i famshëm i momentit
Presidenti Rossen Plevneliev, përfaqësues special i Universitetit Amerikan në BullgariHarvey dhe Irma janë dy uraganë që kanë marrë dhjetra jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar qytetet kryesore ne SHBA. Por tani nuk po flasim për këto dy uraganë, por për çiftin simpatik, që quhen Harvey dhe Irma në jetën reale. Ky çift ka 75 vite të martuar. Cifti shprehet se gjëja e fundit që u ka shkuar ndërmend pas shumë ngjarjeve kryesore që kanë qenë dëshmitarë, është që dy uraganë të mbanin emrat e tyre. Harvey u përdor fillimisht si një emër stuhie në vitin 1981 dhe këtë emër kanë pasur edhe gjashtë stuhi të tjera. Ai u pasua nga uragani “Irene” , emër i cili nuk u përdor më për arsye se shkaktoi disa viktima. Uragani “Irene” u pasua nga “Irma”, por duke marrë parasysh forcën dhe shkatërrimin shkaktuar nga uraganët Harvey dhe Irma, kjo do të jetë hera e fundit që përdoren për këtë qëllim.