Hashash…kësmet?!

Nga Mitro Çela/Thonë ekspertët: Kultivimi i marjuanës do treti paratë e miletit si tek piramidat?! Larg qoftë, në se u del llafi.

Një bimë jep 300 euro fitim. Një hektar me marjuanë jep 300 mije euro në tokën ku korret. Në kufi vlera rritet në 1800 – 2000 euro. Ja vlen të rrezikosh. Fitim me yndyrë.

Në kushte perëndie bima piqet për 6 muaj. Në sera bima piqet për katër muaj. Është ky sebepi që në sera në vend të trangullit mbillet hashash.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Marjiuana është bimë bio. Rritet me pleh kimik. Një hektar kërkon 5-10 tonë pleh organik. Lavdi Zotit! Është i vetmi prodhim bio safi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fara për një bimë kushton 1-5 euro. Badjava, po të kihet parasysh që importohet nga Holanda.

Shpenzimet për impiantet e vaditjes, për një hektar janë 2000-3000 euro. E rëndë! Diellin kemi badjava. Uji që të hidhet në hava, male e kodra, kërkon para.

Një punëtor paguhet në ditë 20 mijë deri në 50 mijë lekë. Pjesa e luanit në fitimin nga bima, ndahet mes policisë dhe financuesit. Normale. Nuk mund të bëhemi si këmbët e dhisë.

Në krahasim me tre vite më parë, janë importuar 100 herë më shumë gjeneratorë pa zhurmë. Nuk e bëj me faj policinë, që pret marjiuanë, por nuk merr gjeneratorë. Pa zhurmë, de.

Nga hashashi ka lulëzuar edhe tregu i tubave të ujit, motopompave, plasmasit, plehut organik, armëve, dronave. Çdo e keqe e paska një të mirë.

Në Tepelenë, Skrapar, Librazhd, Shkodër ka nisur të pakësohen bagëtitë sepse kullotat janë mbjellë me marjiuanë. Në ekonominë e tregut, vendos konkurrenca, me ndihmën e policisë.

Në fabrikat e këpucëve, qepjes së rrobave ka mungesë në fuqi punëtore, restorante sepse mileti punon në arat e mbjella me marjiuanë. Edhe mileti bën llogari për rrogat.

Në Tiranë janë rritur çmimet e perimeve qe prodhohen në zonën malore, sepse tokat i ka zënë marjiuana. Edhe tironsit nuk mund të mbeten prapa shokëve shqiptarë.

Në Kelment dhitë dhe delet janë trullosur, sepse hanë gjethet e marjiuanës.

Këtë vit ka nisur të lulëzoi turizmi i hashashit. Ka të drejtë Rama kur thotë se këtë vit në Shqipëri kanë ardhur 3 milionë turistë

Kultivimi i marjuanës është ”industria” më e mirë për pastrimin e parave. Urime!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?