Haxhimali: Taksa e banesës rritet nga janari; Dilaveri: Rekomandimi i FMN jo realist

Taksa e banesave do të rritet duke filluar prej 1 janarit 2018. I ftuar në emisionin ‘Ekopolitikë’ të gazetares Aurora Sulçe, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali, zbuloi rekomandimet e FMN.

Haxhimali: Kam pasur takim personal me ekspertët dhe të zgjedhurit vendorë. FMN me të drejtë zgjeroi gamën e takimeve.FMN kërkon hapa drastike në këtë drejtim. Duke filluar nga viti i ardhshëm FMN propozon të ketë rritje të taksës së ndërtesave jo më siç është tani bazuar në sipërfaqe por bazuar në vlerën e tregut. Së dyti, FMN rekomandon ndryshime institucionale të gjithë institucioneve që merren me çështjen e pronave. Një nga rekomandimet është të gjendet një agjent shumë i fuqishëm taksëmbledhës dhe më pas të shikohet sesi do të ndahet me pushtetin vendor.

Por Flobenc Dilaveri, ish zv.drejtor i përgjithshëm i Tatimeve i cilëson këto rekomandime jashtë realitetit shqiptar.

Ai thotë se edhe me taksën minimale ekzistuese kemi probleme në mbledhjen e saj.

Dilaveri: Rekomandimi i FMN është pak jashtë realitetit shqiptar. Gjithmonë nga kjo ka vuajtur, realitetin shqiptar e ka parë vetëm me syzet e tyre dhe të qeverisë. Ne nuk po arrijmë të mbledhim taksën e thjeshtë që kemi sot, 3000-4000 lekë në vit që është minimal. Në mbledhjen e taksës së pronës jemi ndër shtetet me treguesit e perfomancës më të ulët të mundshme. Kur nuk po mbledhim këtë si do arijmë të mbledhim taksën tjetër të lartë, të shtuar dhe bazuar në vlerën e tregut. Dhe vlera e tregut që marrim në konsideratë ka problemet e veta. Po ti referohemi një apartamenti që është në Bllok por është ndërtim i vjetër, konsiderohet se është ndërtim i ri, ka ca çmime reference të jashtëzakonshme.

SHKARKO APP