Haxhinasto: Banka e Shqipërisë të ndërhyjë në situata jashtë parashikimeve
Deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto, kërkon që Banka e Shqipërisë jo thjesht të monitorojë, por të ndërhyjë në rastet kur situata del jashtë kontrollit, sikundër ka ndodhur në muajt e fundit me luhatjet e forta në kursin e këmbimit.
Këtë kërkesë Haxhinasto e bëri gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku është miratuar rezoluta për miratimin e raportit të Bankës së Shqipërisë.
Haxhinasto kërkoi një amendim të rezolutës.
“Të vendoset përveç “monitorimit” edhe “ndërhyrja” e BSH veçanërisht në situata jashtë parashikimeve, sic ishte forcimi i shpejtë i lekut, që vuri në vështirësi shumë eksportues shqiptarë”, tha Haxhinasto.