Haxhinasto: Biletat e fluturimeve, ulje deri në 30%
“Hapja e tregut në këtë 1 vit e gjysmë të fundit ka treguar qarte se kemi një ulje të çmimit të biletave deri në masën 30%”.
Këtë deklaratë, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto e bëri sot teksa mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të fluturimit direkt Tiranë-Paris.
Ku teksa e vlerësoi hapjen e kësaj linje, si zhvillim të rëndësishëm në industrinë e aviacionit civil në Shqipëri, pohoi se veçanërisht hapja e tregut po reflekton cilësi më të lartë shërbimesh për qytetarët shqiptarë dhe kosto më të ulët.
Gjithashtu, ministri Haxhinasto cilësoi se linjat e reja direkte drejt Frankfurt, Paris dhe Bruksel përbëjnë rreth 10% në rritjen e lidhshmërisë të aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza” me destinacionet evropiane.
Ai nënvizoi edhe se është e rëndësishme të konsiderohet se sipas fakteve evropiane në këtë industri, kjo çështje ndikon në rritjen e GDP-së në masën 0.5% për çdo banor.