Haxhinasto: Çdo bashki do të ketë në përgjegjësi një ndërmarrje për ujsjellës-kanalizimet

 

Drejtuesit vendor  të bashkive të reja tashmë do të kenë në përgjegjësi edhe një ndërrrmarrje të ujsjellës-kanalizimeve si një mënyrë për të përmirësuar funksionimin e tyre.Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi se tashmë po amendohen  disa ligje që lidhen rritjen e performancës së ujsjellës-kanalizimeve

Edmond Haxhinasto: Reforma administrative territoriale është një pikë reference e kësaj reformed he në konceptin tonë do të kemi për cdo bashki të re një ndërmarrje Ujësjellës Kanalizime dhe trajtimin e ujrave të përdorura sepse kemi tendencën ta harrojmë këtë vazhdimisht, por jo në reformë do të jetë pjesë e qënësishme e reformës dhe për momentin jemi duke plotësuar kuadrin ligjor që do të amendohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Haxhinasto i vlerësoi humbjet e ujit në rrrjet si për arsye njerëzore shumë të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, USAID dhe  Shoqata Shqiptare e Ujësjellës Kanalizimeve kanë  krijuar një program formal të trajnimit dhe të testimit të të gjithë punonjësve të sistemeve të ujësjellës kanalizimeve në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?