Haxhinasto inspekton lotin Teg-Mullet: Të shtohet ritmi i punimeve

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një inpektim në kantierin e punimeve në rrugën Tiranë Elbasan, loti Teg-Mullet, ku tha se jemi në një fazë te re të këtij projekti.

“Problematika e madhe e trashëguar e këtij projekti është tashmë në rrugën e zgjidhjes. Problematika ka pasur të bëjë me punime jashtë projektit, me punime të paparashikuara si rezultat i shkarjeve të mëdha përgjatë aksit të rrugës, si dhe me ndryshim dhe përmirësime të vetë projektit”, theksoi ai.

Haxhinasto sqaroi gjithashtu se në bashkëpunim edhe me “Bankën Islamike”, është rënë dakort për një shtyrje të projektit dhe rritje të financimit të tij, për të akomoduar të gjithë ndryshimet në projekt.

Ministri Haxhinasto kërkoi më tej shtimin e ritmeve të punimeve dhe angazhim më të madh të kompanisë “Aktor”, të mekanikës në kantier.

Sipas marrëveshjes së re, 85% e projektit loti Teg-Mullet, duhet të përfundojë brenda 31 dhjetorit 2016, dhe pjesa tjetër brenda marsit 2017.

SHKARKO APP