Haxhinasto: Më shumë nënkalime në Bypass Rrogozhinës
Ministri i Transportit dhe Infrastruktures, Edmond Haxhinasto, inspektoi kete te shtune punimet e ndertimit te bypassit te rrogozhines ku ritmet e punës kanë filluar të rriten.
Ne nje kohe qe projekti duhet të përfundoj në fillim të vitit të ardhshëm, Ministri tha se eshte shumë e rëndësishme që të rivleresohet projekti, vecanërisht për sa I takon nënkalimeve pasi kjo rrugë kalon nënjë zonë ekonomke, bujqësore dhe nuk duhet të jetë pengesë për të ndarë në dysh aktivitetet ekonomike të kësaj zone.
Per kete, haxhinasto deklaroi se "Autoritete Rrugor Shqiptar është autorizuar që të shikoj mundësinë e shtesave të nënkalimeve që të mos krijojmë asnjëpengësë për aktivitetin ekonomik të kësaj zone. Gjithashtu, shumë e rëndësishme është që të panifikojmë dhe realizojmë në kohë edhe nyjet e ndryshme me hekurudhën ku ka një nënkalim hekurudhor I cili duhet të koordinohet mirë me hekurudhën shqiptare që gjithashtu të realizohet nëkohën më të shkurtër dhe mos të krijohet asnjë pengesë për transportin hekurudhor.
Duke folur per standardin e zbatimit te punimeve, ai u shpreh se Shumë e rëndësishme të respektohen standartet dhe cilësia e punimeve duke respektuar të gjithakërkesat e teknologjisë së ndërtimit të rrugëve për vet specifikën që ka kjo zonë e cila kalon në një zonë të ulët dhe argjilore, kështu që kështu që është domosdoshmëri për të pasur një rrugë sa më të qëndrueshme."- tha ai.
Ky by-pass është shumë I rëndësishëm për rrjetin tonë rrugor, ndonse jo shumë I gjatë, 4.7 km, krijon një lëvizshmëri shumë të mirë për aksin veri-jug të shqipërisë, që do ti shërbej mirë te gjithë aktivitetit ekonomik të kësaj zone.