Haxhinasto në Katar: Linjë direkte fluturimi Doha-Tiranë
Ministri i Trasportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një një takim zyrtar me ministrin e Transportit të Katarit Al Sualiti, gjatë vizitës së tij, si pjesë e delegacionit të vizitës së Presidentit Nishani në shtetin e Katarit.
Të dy ministrat diskutuan për nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe u fokusuan në konkretizimin e frymës së bashkëpunimit.
Në këtë takim u diskutua gjithashtu për realizimin e disa marrëveshjeve dypalëshe, si dhe për firmosjen së shpejti të marrëveshjes për transportin detar.
Në takim u ra dakord edhe për hapat konkrete që duhen ndërrmarrë në funksion të vendosjes së një linje direkte fluturimi Doha-Tiranë.
Ministrat Haxhinasto dhe Al Sulaiti u ndalën në projektet e investimeve të shtetit të Katarit në infrastrukturën e Shqipërisë dhe për këtë qëllim, ministri Katarez do të vizitojë së afërmi vendin tonë.