Haxhinasto në Mal të Zi: Kufiri për ne nuk do të ekzistojë

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i shoqëruar nga homologu i tij malazez Brajovic, ka inspektuar segmentin Hani Hotit­Vermosh nga ku ka deklaruar se segmenti prej 70 km, një investim 45 milionë dollarë të Qeverisë Shqiptare, që do të lidhë Shkodrën me Rajonin e Plavës dhe Gucisë do të krijojë mundësi reale ekonomike për shqiptarët dhe malazezët në Plavë dhe Guci.

Sipas Haxhinastos, kjo rrugë është një shembull ekselent i bashkëpunimit midis Malit të Zi dhe Shqipërisë. Haxhinasto u shpreh se është vendosur prej kohësh për një bashkëpunim të ngushtë ndërkufitar. Ministri ka bërë publik një tjetër projekt të madh, Korridorin Adriatiko­Jonian, të cilin e ka cilësuar një nga projektet më të mëdha të përbashkëta, për të cilën do të ngrihet shumë shpejt një grup pune i përbashkët, me qëllim të përgatisim studimin e fizibilitetit.

“Infrastruktura është e domosdoshme, por më e rëndësishme është aktiviteti ekonomik që ajo krijon dhe vecanërisht shkëmbimet njerëzore. Ne kemi shumë më tepër mundësi për të bashkëpunuar me njëri tjetrin. Zona në të 2 anët e saj duhet të jetë një zonë e përbashkët integrale ekonomike. Zonat e Plavës Gucijës Tuzit, Ulqinit Shkodres. Kufiri për ne nuk duhet të ekzistojë. Kur ne kaluam kufirin kishte 2 pika kufitare dhe 2 pika doganore, kur ne kemi shembullin e shkëlqyer të Murriqanit që kemi 1 pikë doganore dhe 1 pikë kontrolli kufitar” , tha Haxhinasto.

Rruga e re që do të ndërtohet është rreth 70 km në Hanin e Hotit, do shkurtojë ndjeshëm rreth 120 km rrugën nga Gucija në Podgoricë. Pritet që rruga të përfundojë në 6 mujorin e parë të 2017­ës . 

SHKARKO APP