Haxhinasto prezanton Dervishajn: Sfidat do të vazhdojnë

Ministri i ri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj është prezantuar sot para stafit të Ministrisë, nga ish-ministri Edmond Haxhinasto dhe nga zëvëndës-kryeministri Niko Peleshi.

Fillimisht, fjalën e ka marrë ish-ministri Haxhinasto, i cili vlerësoi stafin e MTI-së për punën e bërë në këto 3 vite, duke arritur objektiva të rëndësishëm.

Haxhinasto tha se ministri i ri Sokol Dervishaj, me eksperiencën e tij të gjatë në administratë do të japë një kontribut të madh në plotësimin e sfidave që ka sektori i transportit dhe infrastrukturës.

Në fjalën e tij, ministri Sokol Dervishaj, vlerësoi punën e ish-ministrit Haxhinasto, ndërsa nënvizoi e Ministria e Transportit do të vazhdojë punën për të arritur objektivat.

Ministri Dervishaj tha se pritoritet e Ministrisë së Transportit për më shumë shërbime cilësore ndaj qytetarëve, nuk janë vetëm të këtij digasteri por të Aleancës Qeverisëse. Ai premtoi angazhim maksimal për të përmbushur këto objektiva.

Zëvëndës-kryeministri Niko Peleshi, falenderoi ish-ministrin Edmond Haxhinasto për kontributin e dhënë në këtë ministri në 3 vite të vështira, për shkak të situatës problematike të trashëguar. Ai theksoi se eksperienca e gjatë e zotit Dervishaj, në qeverisjen lokale dhe qëndrore do të ndikojë pozitivisht në vazhdimin e reformave në sektorin e transportit.

SHKARKO APP