Haxhiu debaton me avokatin për vendimin për Ballukun: Anëtarët e GJK janë të paaftë dhe të rrezikshëm!
Analisti Baton Haxhiu debatoi ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi për vendimin 4 me 4 të Gjykatës Kushtuese për kërkesën e kryeministrit Rama për të rrëzuar pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku nga GJKKO. Ndërsa Muçi tha se ky është një vendim që tregon edhe gjendjen ku është GJK me 8 nga 9 anëtarë, Haxhiu u shpreh se anëtarët e GJK janë treguar të paaftë e të rrezikshëm dhe nuk e meritojnë të jenë në atë institucion.
Pjesë nga debati
Baton Haxhiu: Si mundet një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të thotë që të gjendet një mënyrë. Ky ështe tensioni real. Dhe të vendosësh 4 me 4 kjo është është të mos kesh guxim institucional dhe profesional dhe të jesh i paaftë ta zgjedhësh për po aose jo.
Muçi: Unë respektoj mendimin e secilit. Se e kanë lënë gjykatën Kushtetuese kështu. Po kur ishte bosh Gjykata Kushtetuese, 3-4 vite?
Haxhiu: Ne e kemi një tension mes dy pushteteve, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Si është e mundur që gjyqtarët e GJK nuk kanë fuqi morale, profesionale ta zgjidhin dhe ta lënë 4 me 4? Sot për mua janë të paaftë, të rrezikshëm dhe që nuk meritojnë të jenë në atë institucion.
Muçi: Mendimi i seicilit është profesional. Por sa kohë që institucionet e kanë lënë me 8 anëtarë, mundësia e daljes 4 me 4 është evidente. Profesionalisht, pse nuk ishte 8 me 0.
Haxhiu: Nuk kërkoi kush 8 me 0. Roli i GJK është të paqësojë paqartësitë. Nuk mund të dalë GJK me 4 me 4.
Muçi: Kryetari nuk ka rol në atë gjykatë, ka votën njëlloj, vetëm organizon mbledhjen.
Haxhiu: Mos na ofendo kështu, kjo është interpretim për fëmijë.
Muçi: Nëse nuk e kupton, nuk është faji im.
Haxhiu: Kryetarja vërtet drejton një mbledhje, por ajo duhet ta shterte vendimin, nuk duhet ta linte varur vendjmin. GJK kur ka konflikte të tilla duhet ta sjellë një vendim.
Muçi: E solli, 4 po, 4 jo.
Haxhiu: Ka sjellë një vendim politik të njerëzve që kanë guxim dhe ta kenë vendin aty.
KOHA JONË SONDAZH

