Hëna e plotë, si rrallë herë në tetor

Vëzhguesit e qiellit janë gjendur këtë mbrëmje përpara një mrekullie. Hëna e plotë është shfaqur me të gjithë ndriçimin e mundshëm të saj në qiell. Një vit më parë, hëna e plotë u pa në shtator dhe, në fakt, është diçka e rrallë që ajo të shfaqet në tetor.

Hera e fundit kur ndodhi kjo ishte në vitin 2009. Këtë vit, ajo u pa mrekullisht shumë afër. Hëna e plotë ose “hëna e të korrave”, siç njihet në shumë vende, është më e afërta me ekuinoksin e vjeshtës.

Kur hemisfera veriore ecën drejt vjeshtës, hëna e plotë sinjalizon edhe ndryshimin e stinëve me dritën e saj më të theksuar sesa zakonisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hëna e plotë shfaqet kur ajo është përballë diellit, duke thithur ndriçimin maksimal prej tij. “Hëna e plotë e të korrave” sinjalizon zyrtarisht ndryshimin e stinës, e në fakt mund ta themi me bindje se këtë vit kemi pasur një vjeshtë të vonuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?