“Heroes” kënga që mposhti Murin e Berlinit
Më 14 tetor 1997 doli albumi me një nga këngët më të famshme të David Bowit, të shkruar nga Brian Eno dhe regjistruar në Berlin. 40 vjet më parë doli “Heroes”, albumi si dhe kënga që hyri në historinë e rockut.
Disku bën pjesë në trilogjinë berlineze, të Dukës së Bardhë (me Low dhe Lodger), realizuar midis viteve 1976 dhe 1979, një periudhë vendimtare për artistin që në qytetin gjerman, gjeti forcën dhe energjinë për të dalë nga një krizë e thellë. Dhe ishte një sukses, që arriti vendin e tretë në klasifikim në Britaninë e Madhe, ndërsa kënga, me të cilën titullohet edhe albumi u bë kënga më e famshme e Bowit.
Kënga, e shkruar nga Brian Eno, tregon takimet e dy të dashuruarve të ndarë nga Muri. Kënga u përfshi gjithashtu edhe në fonogramën e Christiane F. Ne djemtë e kopshtit zoologjik të Berlinit (1981), prodhuar nga vetë Bowie, përmban këngët e tij të regjistruara mes viteve ’74 dhe ’78, vit kur u shfaq filmi nga Uli Edel.
Në vitin 1987, Bowie mbajti një koncert në Berlin, vetëm pak metra larg Murit, që ndante akoma qytetin dhe në pjesën lindore ishin qindra tifozë gjermanë, të cilëve u ishte ndaluar të merrnin pjesë në shfaqje. “Ne i përshëndesim të gjithë miqtë tanë që janë në anën tjetër të Murit”, thotë në gjermanisht Bowie, para se të fillonte të këndonte Heroes, duke ndezur sloganet e njerëzve që nuk mund ta shihnin atë.
“Muri duhet të bjerë”, u bë himni i asaj mbrëmjeje dhe i dha shkas një procesi ndryshimi që pasoi me rënien përfundimtare të Murit dy vjet më vonë, më 9 nëntor 1989. Në vdekjen e tij, Ministria e Jashtme gjermane e ka përshëndetur Dukën e Bardhë, duke e publikuar këtë koncert historik në Twitter: “Lamtumirë, David Bowie. Tashmë je një ndër heronjtë e kombit. Faleminderit që na ndihmove në shembjen e Murit”.