Heroike – Makina merr flakë, shoferët rrezikojnë jetën për të shpëtuar të aksidentuarit

Ky është momenti heroik kur disa shoferë guximtarë rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar njerëzit që ndodheshin brenda një makinë qe kishte marrë flakë.

Një makinë me 3 persona brenda u përfshi në një aksident dhe ata mbetën të bllokuar brenda.

Shoferët e tjerë që ndodheshin në autostradë ndaluan makinat dhe nxituan të shpëtonin të aksidentuarit. Në një video, të regjistuar nga një prej dëshmitarëve okularë, ata shihen duke tërhequr me dëshpërim dyert për të nxjerrë udhëtarët e bllokuar brenda përpara se makina të shpërthente nga zjarri që kishte nisur të përhapej.

Njëri nga shpëtuesit i gjuan xhamit me këmbë duke e thyer atë dhe të gjithë të tjerët ndoqën shembullin e tij. Më pas i nxorrën të 3 jashtë duke i tërhequr nga dritarja.

Incidenti ndodhi në një autostradë midis qytetit rus të Rostovit jugor dhe asaj të kryeqytetit Azerbajxhan të Baku.

SHKARKO APP