Hierarkia e vlerave në arsim, domosdoshmëri e kohës
“Ku është meritokracia?! Ministrja e inovacionit dhe administrtës publike, zonja Milena Harito thot në një intervistë se njerëzit më të aftë kanë të drejtë të jen në drejtim dhe në vëndët më t mira. Saktë dhe bukur, por në arsim në rrethe si janë vendosur?! Ky është një skandal që vazhdon për 25 vjet rresht dhe nuk ka asnjë përmirësim, veç arsimi po e pëson e në vecanti brezi i ri”.
Nga Ksenofon Bita
Problemet e arsimit e të shkollës në vendin tonë janë probleme të gjithë shoqëris, se me shkollën është e lidhur cdo familje dhe cdo komunitet. Puna në cdo shkollë është e hapur ku pas cdo nxënësi është një familje, që diskutohet cdo ditë e për cdo detaj të saj. Ne mësuesit themi që në klasë nuk kemi 40 nxënës por 40 inspektor, që kanë aftësitë dhe hapsirën e nevojshme të gjykojnë e kritikojnë cdo gjë që nuk shkon.
Forcimi cilësor i shkollës ësjtë i lidhur ngushtë me drejtimin shkencor të arsimit në rreth e në cdo shkollë si dhe me pasionin dhe punën krijuese të mësuesit, me përgtitjen dhe kualifikimin e tyre të pandërprer. Ne këto 25 vjet është ecur në arsim pa busull, pa shina, pothuajse pa vëmëndjen e qeverive pra e lënë në haresë. Parititë nuk e shikonin arsimin si investim për të ardhmen e shoqëris tonë por si thes per të mbushur votat dhe për të patur komisioner të bindur.
Problemet e drejtimit, të metodës dhe të stilit në punë janë hallka të rëndësishme pas të cilave duhet kapur fort për të ngritur nivelin dhe cilësinë e gjithë punës mësimore-edukative në shkollë. Drejtimi dhe organizimi i punëve të arsimit në rrethe e në cdo shkollë duhet të mbështetet në njohuri dhe dije të thella, në parime dhe kritere të shëndosha shkencore dhe pedakogjike. Pa vënë në pozita të shëndosha pune drejtorit e arsimit në rrethe e drejtorit e shkollave, nuk mund të arihet mobilizimi, ajo punë intensive dhe e kualifikuar që kërkohen aktualisht nga mësuesit përforcimin cilësor të shkollës.
Por cfarë është bërë në këtë drejtim qeveria e mëparshme ishte pakurfarë parimi e kriteri në emërimin e drejtuesëve. Vetëm kryetari i partisë vendoste për caktimin e drejtuesëve, vetëm sipas shijes së tij pa pasur as kriterin partiak pa le më profesionalizmin. U vunë drejtor të drejtoris së arsimit edhe ekonomistë, inxhinjer e oficer vetëm mësus nuk ishin. Ishin me diogër e pavlera që luftuan edhe ata pak individ të spikatur e me personalitet që kishte partia demokratike, bile dhe i lëviznin si mësues nga nj shkollë në tetri dhe kur humbën në zgjedhje u alarmuan. Se dihet se tenca, se të paaftit sulmojnë të aftit, për të mbijetuar vetë. Po qeveria e tanishme si veproj ? “Si Saliu, pa Saliu” siç ka thënë deputeti Blen Blushi. Por me një ndryshim nga të parët se vuri në drejtim antarët e saj, pavarësisht se nuk vuri më të aftët brenda familjes së tyre por më të paaftët, dhe presim cilësi në arsim e në çdo shkollë?!
Ne drejtimin e shkollave po prap nuk u zbatua asnjë kriter e asnjë zbatim, vlere morale a profesionale. Qeveria e mëparshme vepronte si të ishte qeveria e Haxhi Qamilit, nuk dinte se si i vinte kryetari i partisë nga pamja fizike a nga ndonjë gjë tjeter por ata që e meritonin nuk ishin. Qeveria aktuale, prap me një ndryshim nga të parët, se o vinte të partis të saj, por jo më të aftët.
Per drejtimin e arsimit në rrethe e në shkolla, duhet vënë konkursi real e serioz, me iden e meritokracis, pa kurfarë ndikimi partiak.
Mirë me drejtimin që e justifikojnë me drjtimin e partisë dhe se ajo ka marrë votat për të drejruar, por të dyja severi kanë masakruar dhe mësuesit, duke i trëmbur me lëvizje çdo shtator dhe disa duke i lëvizur nga një shkollë në tjetrën si të ishin “kec koperative” pa kurrëfarë arsyeje. Kete e bënit njerëzit në drejtim, defiçitar në kulturë dhe me diokër në profesion dhe mësuesit nuk kishin ku ta gjenin të drejtën.
Nxënësit në shkolla dhe prindërit e tyre, kërkojë mësuesin e aftë, po kush qan hallin e nxënësit, kush meret me brezin e ri të shoqëris tonë?! Edhe kriteret e lëshuara nga Ministria e Arsimit, nuk zbaton se nuk ka kush i kontrollon. Mësues matematike që kanë mbaruar në universitetin e Gjirokastrës dhe Elbasanit, për cilkin 9-vjeçar i vendosin në gjimnaze cilësore, pavarësisht se nxënësit dhe prindërit e tyre ankohen për paaftësi.
Ku është meritokracia?! Ministrja e inovacionit dhe administrtës publike, zonja Milena Harito thot në një intervistë se njerëzit më të aftë kanë të drejtë të jen në drejtim dhe në vëndët më t mira. Saktë dhe bukur, por në arsim në rrethe si janë vendosur?! Ky është një skandal që vazhdon për 25 vjet rresht dhe nuk ka asnjë përmirësim, veç arsimi po e pëson e në vecanti brezi i ri.
Te vlersojme angazimin e qeverive për provimin e maturës shtetërore. Në qeverinë e mëparshme, provimi zhvillohej pa seriozitet, pa korektes duke kopjuar e duke u shitur teza e privimit rrugëve. Qeveria e tanishme e zhvilloi provimin e maturës shtetërore, vitin e parë të saj, me seriozitet maksimal dhe si rezultat mbetën në provimin e matematikës 10.361 maturantë, e megjithatë qeveria u përgëzua e nuk pati asnjë ankesë. Po çndodhi vitin e kaluar me maturën shtetërore?! Meqënëse ishte vitë zgjedhor, prap kaloji si në qeverisjen e PD-së pra prap u lejua kopjimi. Prandaj duhet ulur e biseduar seriozisht për problemet e arsimit dhe sa më shpejt për të rregulluar këtë gjendje, ku nuk duhen të nderhyjnë partitë, por specialistët dhe kur të bëhët një diskutim me pjesëmarrje sa më të gjerë e me frymë konstruktive. Duhet patjetër të zgjidhen drejtuesit me konkurse serioze dhe të dalë statusi i mësuesit, por ky status të jetë i nivelit evropian. Vëndet me arsim të zhvilluar për figurën e mësusit kan vlersim e nderim maksimal. Firlanda ështe vendi me sistemin arsimor më të zhvilluar në botë. Kur e pyetën Ministrin e Arsimit të Firlandës, se cili është sekreti i suksesit në arsim ai u përgjigj: Ne kemi vlerësuar mësuesin duke i dhënë:
- Autoritetin e presidetit.
- Rrogën e ministrit.
- Statusin e deputati.
Shkolla nuk vlerësohet nga tullat e tritare, por nga efikasiteti e rendimenti i personelit mësimor. Arsimi pret përmirësim, ku imperative është vensojsa e meritokracisë dhe e hierarkisë së vlerave.