Hillary, çfarë të kanë bërë?

Arti mbetet art por ka dhe rregulla, për të cilat artisti nga Australia nuk pyet. Së fundi ai ka pikturuar kandidaten zyrtare për Presidente të SHBA-ve, Hillarin në një murale me rroba banje, e më pas me ferexhe. Artisti është i njohur si Lushsuks dhe këtë punë e ka realizuar edhe pasi këshilli e kishte paralajmëruar se do të gjobitet.

Këshilli Maribyrnong ka reaguar duke u shprehur se edhe banorët janë ankuar lidhur me veprën, e cila është pikturuar në një mur në Futkraj, 5 kilometër larg Melburnit, nënvizon “The Guardian”.

Këshilli ka thënë tha se piktura e kandidates për presidente në SHBA shkel ligjet për barazinë gjinore. Shefi ekzekutiv i këshillit tha se edhe policia mendon se piktura është fyese, si dhe banorët. Ai shtoi se piktura nuk shkon për shtat me personalitetin e Hillarit.

Pavarësisht kësaj, artisti i njohur si Lushsuks, në vend se ta largojë pikturën, e mbuloi Hillarin me ferexhe. “Nëse kjo grua myslimane ju fyen, atëherë ju jeni fanatikë, racistë, dhe seksistë islamofobë”, ka shkruar artisti në foton e tij të pikturuar në mur.

R.SH

SHKARKO APP