HIPOTEKA E VLORËS, PLOTË ME ZULLUMQAR…

   Nga AGIM JAZAJ

Bir Selman i nënës/ Kë të qaj me parë/ Hipotek’e Vlorës/ Plotë me zullmqarë/ Shkresat janë sheshit/ S’duan celularë… Janë vargjet e një rapsodi të thekur vlonjat. Tingujt e kësaj kënge janë dëgjuar shpejtë dhe po vazhdojnë gjatë….

Një grup i vogël i’a thoshte pardje me oi, oi ditën e ftohtë, me diell jashtë hipotekës-zullumqare…

Në gjerdanin e gjatë të kalvareve, të varur dhe në qafën e një emigranti, “trekëmbëshi i të varurit-varurve” të radhës, të varur dhe vrarë, mbetur kufomë nga brenda kësaj kulle- vrastare që po vret pa i’iu dridhur qerpiku, duke ndërruar vazhdimisht “shënjuesit dhe numërorët… dhe të pa ndryshuar tabelën, me gjallesa Njerëzore”- ka shënuar me mijëra viktima, të çuar në vorrezë, pa i’u dridhur qerpiku!… I vrar- varuri i radhës bërë nga njerëz, me shinjues e petkun e zyrtarit në hipotekën e Vlorës, është emigranti Spiro Gjini, nga Kudhësi, i bërë publik edhe në faqet e shtypit, ka mbërijtur deri dhe në zyrat më të larta të: Kryeministrit, Ministrit të Drejtësisë, Kryeregjistruesit të vendit, institucion i cili u njoh me aktet dhe faktet, gjykoi, çmoi, po edhe urdhëroi me shkresat përkatëse: “Të bëhen veprimet korigjuese, mbi pronën e emigrantit Spiro Gjini nga Kudhësi i Vlorës, madje duke mbajtur parasysh edhe afatet kohore “-nga zyra vendore e Vlorës.

Ndaj këtyre instituconeve më të larta, ka kthyer përgjigje zyrtare edhe hipoteka e Vlorës në disa drejtime:

Me shkresën nr 11956 Prot  dt 23.12. 2014 drejtuar;

  -Ministrisë së Drejtësisë. -Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Palujtshme. -Për dijeni Spiro Gjini, etj.

“Në përgjigje të shkresës tuaj nr 4488/1 prot. Datë 03.12. 2014 depozituar pranë ZVRPP Vlorë me objek trajtimin e ankesës së Spiro Gjinit”.

“Pra nga iterpretimi i vendimit të mësipërm trashgimtarëve të M. GJ duhet tu regjistrohej pasuria truall 60 m2dhe shtëpia dy dhoma të vendosura njëra mbi tjetrën me sip ndërtimore 42 m2.

Ky vendim është regjistruar dhe dhe ka kaluar gabimisht në pronësi të trashëgimtarëve të Mihal Gjinit gjithë pasuria me nr 318/1, me sip trualli 164 m2dhe sip ndërtesë 51 m2.

Në këto kushte zyra duhet të procedojë me korigjimin e gabimit të mësipërm si dhe të njoftojë trashgimtarët e Mihal Gjinit, të dorëzojnë pranë zyrës Çertifikatën e pronësisë, të mbyllet kjo dhe të dalë Çertifikatë e Re”.

                    ZV/ Regjistruesi- e firmosur dhe vulosur!

Pra edhe nga shkresat mbi pronën e emigrantit janë gjetur shkelja flagrante të ligjit, abuzim, deri dhe krim në zbatimin e një vendimi gjyqsor, duke i mohuar tërsisht pronën, shtëpinë ku i ka bërë koka dëng e i’a dhënë shtëpinë një njëriu të tij padrejtësisht. Duke e futur dhe gjakun në gjak.

Institucioni më i lartë e Pasurive të Palujtëshme të vendit, për të cilin dhe vet emigranti i sfilitur shprehet mirënjohës për seriozitetin, pjekurinë, ndjekjen dhe përcaktimin e zgjidhjes sipas të drejtës në krah të tij, vendimit të formës së Prerë të gjykatës së Vlorës, me të cilin hipoteka lokale, haptazi ka abuzuar e fallsifikuar dhe këtë vendim gjyqsor, njerëz që dihen, njihen dhe nuk po penalizohen për krimin e provuar, me aktet zyrtare ndaj personit (qoftë dhe në raport me një fakir- fukara që nuk paguan dot dritat-pasuri, kombëtare- përfundon në burg, të skalitura në vargjet e ditës nga poeti:

“Kush nuk paguan energjinë/ Përfundon edhe në burg/ Zyrtari të shet shtëpinë/ Spaletat i tund e shkund”…

-Dhe pse organet më të larta shtetërore përfshirë: Kryministrinë, Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën Qëndrore të Hipotekës me shkresa, nr e datë, firma e vula të pa fundme, flasin për padrejtësinë bërë nga zyrtarë të zyrës vendore, të cilët dhe vet e quajnë të drejtë, të bëhet koregjimi, por duken se ende janë të motivuar, të lidhur me aktet kriminale- korruptive dhe koopromentuese, për të mbuluar krimin, tashmë i shpallur sheshit, i zbuluar dhe i faktuar nga organet me të larta të shtetit dhe nga vet këta zyrtarë, duke e zvarritur e shkelur sërish ligjin, afatet dhe të drejtën e njeriut, me shumë fytyra, me dy standarde: Njerin duke u’a përcillë shkresërsisht organeve më të larta shtetore për ekzekutimin e gabur të vendimit nr 366 të Gjykatës, koregjimin e vendimit dhe ndryshim e Çertifikatës- shif shkresat zyrtare të dala nga vet zyra e hipotekës Vlorë, por pa e bërë atë që dhe vet premtojnë e detyrohen ligjërisht, për  të mos e kryej këtë detyrim ligjor, por vazhdon denigrimin e emigrantit për të mbuluar zullumet dhe aferat korruptive, deri sa mund të kapërcejnë edhe testimin në prag?

Por a duhet futur në testim, apo të skualifikohen dhe ndëshkohen një sahat e më parë- këta zyrtarë-zgjyrtarë me këtë performancë, shtrojnë pyetjen qytetarë të thjeshtë vlonjat dhe votues të Rilindjes?!

Faktet dhe aktet, nuk kanë nevojën e komentit!

Duke pritur të ndodhte korigjimi, paisja me Çertifikatën e re sipas shkresave të mëparshme drejtuar edhe Kryeministrit, Ministrisë së Drejtësië, Zyrës Qëndrore të Pasurive nga Hipoteka Vlorë, formuluar nga juristja person e fushës, veprohet dhe formulohet fare pa sens dhe tërsisht abuziviste dhe nënëshkruar nga Zv/ Regjistruesi, vjen taze shkresa e vijuese- sa vajtuese për emigrantin, dhe jo vetëm, duke i vën kapak, apo duke rihapur kapakun!:

  Shkresa nr 692 prot dt 05.02. 2015 për të cilën i’a kishin marrë më oi me oi përpara zyrë-zgjyrave grupi i vogël.

   (Nuk ka nevojë për filmim me celular, sepse këtë teknologji-nuk e ka kapur ende emigranti- dhe as grupi i këngës)

  “Drejtuar Zyra Qëndrore të Regjistrimit të pasurive të palujtshme

 Për dijeni Ministria e Drejtësisë

 Për dijeni Z. Spiro Gjini    

“Në përgjigje të shkresës suaj nr 504 prot datë 16. 01. 2015 ju bëjmë me dije se kërkesa e z. Spiro Gjinit paraqitur pranë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtëshme Vlorë me nr 499 datë 20. 01. 2014 i jemi përgjigjur me shkresën tonë nr 1727 prot datë 04. 03. 2014 sipas të cilës rezulton se pasuria nr 318/1 në vol 2 faqe 48 në zk 2311 në fshatin Kudhës, Vlorë nuk figuron në pronësi të Spiro Gjinit, por pronësia ka kaluar me vendim gjykate nr 365 dat 05.06.2007 në pronësi te trashgimtrëve te M. Gj

           Firma dv Zv/Regjistruesi 

Duket të jen harruar te parat? Apo për ti shfuqizuar ato? Si duhet kuptuar e duhet vlerësuar? Të korruptuara apo dhe të droguara- i kometntonte këto shkresa dhe një njeri i fushës së jurispudencës- duke i kqyrur këto akte zyrtare.

 Mbetet detyrim ligjor, njerëzor dhe qytetar i kreut të sapo emruar Loreta Tozaj- te e cila besojnë qytetaria vlonjate, (por brenda mbetet infeksioni), të zbulojë kush e ka bërë dhe këtë zullum, të çojë përpara organeve të drejtësisë këtë padrejtësi, tu jap qytetarëve të saj besueshmërinë për të sunduar ligji dhe e drejta e qytetarëve, e cila të jet e pa prekshme edhe në këtë institucion të prekur rëndë nga zgjebja- sëmundja e korrupsionit dhe abuzimit me detyrën!

SHKARKO APP