Hiqen edhe 30 leje minerare
Dhe kjo, në kuadër të monitorimit për zbatimin e detyrimeve ligjore nga ana e subjekteve të licencuara në fushën e industrisë minerare. Kështu, kontrollet e ushtruara nga ekspertët e kësaj ministrie është konstatuar se këto subjekte kanë mospërmbushje të detyrimeve ligjore, kryesisht për mospagesë të garancive financiare të mjedisit. Por nga ana tjetër, ky dikaster konfirmon se paralelisht me kontrollin ndaj zbatimit të detyrimeve ligjore, ai në fakt vazhdon mbështetjen dhe nxitjen e investimeve dhe bizneseve prodhuese në fushën e energjisë dhe të industrisë. Duke risjellë në kujtesë se deri në muajin shtator 2014 janë miratuar pikërisht prej ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, dhe përcjellë për dhënie leje zhvillimore komplekse një sërë objektesh të natyrës energjetike e industriale. Konkretisht, gjatë këtyre muajve është miratuar leja zhvillimore komplekse për ndërtimin e linjës së transmetimit të energjisë elektrike 110 kV, Erskë-Përmet, pjesë e ndërtimit të Unazës së Jugut dhe leja për ndërtimin e pjesës së mbetur të projektit Unaza e Jugut 110 kV. Por MEI ka miratuar gjithashtu lejen zhvillimore komplekse për ndërtimin e centralit elektrik fotovoltaik nga shoqëria ujësjellës kanalizime Korçë Sh.a, me fuqi të instaluar 1Mv. “Janë shqyrtuar një sërë projektesh të tjera të cilat janë miratuar tashmë në Komisionin e shqyrtimit të kërkesave për leje të natyrës ndërtimore, dhe janë në fazë të përcjelljes për shqyrtim në AKPT. Këtu përfshihet ndërtimi i parkut Eolik në Synej-Kavajë, ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Ferrokromit në Elbasan, ndërtimi i pasurimit të ferrokromit në Ternovë-Bulqizë dhe ndërtimi i impiantit të pasurimit të Rërave Bituminoze në Patos-Marinës”, bëjnë gjithashtu me dije këto burime.
LISTA
Lejet minerare për të cilat ka
nisur procedura e revokimit
Subjekti “Mu-Leu” Leja minerare Nr. 890
Subjekti “Tirana Inert & Konstrusion” Leja minerare Nr.1128
Subjekti “Mineral-Invest” Leja minerare Nr.1104
Subjekti “Bledi” Leja minerare Nr.1205
Subjekti “AG Cahani” Leja minerare Nr.290
Subjekti “Roirmar” Leja minerare Nr.580/1
Subjekti “Ismaili” Leja minerare Nr.587/1
Subjekti “Mineral Invest” Leja minerare Nr.1113
Subjekti “Ylberi” Leja minerare Nr.249
Subjekti “Prendi 02” Leja minerare Nr.1028
Subjekti “Prodhime Karbonike” Leja minerare Nr. 896
Subjekti “Neza” Leja minerare Nr.291
Subjekti “Margariti” Leja minerare Nr.1627
Subjekti “Madridi-I” Leja minerare Nr. 1648
Subjekti “Kanina 1” Leja minerare Nr.1144
Subjekti “Imperial Construcsion” Leja minerare Nr.1654
Subjekti “Ardmir” Leja minerare Nr.1647
Subjekti “Co.Be.In” Leja minerare Nr.1066
Subjekti “Zotaj-Z” Leja minerare Nr.1035
Subjekti “Aj-Fd” Leja minerare Nr.1184 Subjekti “Emiliano” Leja minerare Nr.1031
Subjekti “Euro Inert Biba” Leja minerare Nr.1637
Subjekti “Zhopi” Leja minerare Nr.1036 Subjekti “Xhindi” Leja minerare Nr.1054
Subjekti “Union Idea” Leja minerare Nr.1162
Subjekti “Simaku” Leja minerare Nr.866
Subjekti “General Cement Albania” Leja minerare Nr.1221
Subjekti “General Cement Albania” Leja minerare Nr.1220
Subjekti “Tirana konstruksion” Leja minerare Nr.1560
Subjekti “Malvini” Leja minerare Nr.1064