Historia e dy minoreneve: “Nuk jemi albinë por njerëz” (FOTO)

Sammy McCombe, 12 vjeçe dhe Lucy Carpenter, 14 vjeçe kanë krijuar llogarine @lucy_and_sammy, për të kthyer “paaftësinë” në “aftësi” dhe për të rritur ndërgjegjësimin për kushtet e tyre.

Dy vajzat kanë lindur me albinizëm, një çrregullim i rrallë i trashëguar që prek lëkurën, flokët dhe shikimin. Vajzat rrëfejnë dhe për diskriminimin dhe talljen që u bëhet nga shokët e shoqet, por rrëfejnë se janë mësuar me këtë gjë dhe “nuk ia vlen të harxhosh kohën me njerëz të tillë”.

“Nuk e kam pasur asnjëherë problem të pranoj faktin se dukem pak ndryshe dhe nuk shoh si të tjerët. Unë besoj se kjo është për shkak të prindërve të mi të dashur, të cilët më kanë mësuar se nuk jam ndryshe nga askush tjetër”, thotë Lucy.

Ato menaxhojnë këtë llogari në Instagram, e cila i ka frymëzuar të krijojnë një takim për Albinizmin në Geelong.

“Në këtë grup është një foshnjë 6 muajshe. Nëna e saj na ka treguar llogarinë që ka në Instagram se si e vesh mjaft bukur vajzën me veshje dhe aksesorë të ndryshëm. Ajo na sugjeroi të bënim një gjë të tillë. Dhe para se ta kuptoja, Lucy e kishte krijuar”, thotë Sammy.

“Mesazhi që duam të përçojmë është se çdo njeri është i bukur, dhe nuk ka rëndësi se si dukesh apo në çfarë kushtesh je”, thotë Lucy.

https://www.instagram.com/lucy_and_sammy/?hl=en

SHKARKO APP