Historia e trishtë e Bedri Karajt dhe fundi i lumtur me “Dhuro dashuri”

Bedri Karaj, jeton i vetëm me bashkëshorten në fshatin Baldushk të Tiranës. Atij i mungon njëra këmbë, pa të cilën ai e kishte të pamundur të bënte një jetë normale dhe të siguronte të ardhurat minimale për familjen e tij.

Por, siç shihet në videon e shpërndarë nga Ilir Hoxholli nën nismën “Dhuro dashuri”, Bedriu tashmë ka protezën që zëvendëson gjymtyrën që mungon.

Nismës i është bashkuar edhe Turjan Hyska, i cili ka kontrivuar për sigurimin e protezës për Bedri Karajn.

Ndiqni videon.

https://www.facebook.com/172581196506011/videos/201910090239788/

SHKARKO APP