Historia frymëzuese e dy bashkëshortëve nga Fieri me aftësi ndryshe që i mbijetuan paragjykimeve
Një histori sa frymëzuese, dhe e trishtë erdhi këtë të premte në ‘Oktapodin’ e Turjan Hyskes në Vizion Plus. Ata janë Gëzimi dhe Lindita Hoxha, të cilët vijnë nga qyteti i Fierit. Kanë 20 vite të martuar dhe kanë dy fëmijë. Të dy bashkëshortet janë me aftësi ndryshe.
Lindita nuk ka njërën dorë, ndërsa Gezimi në vogeli ka kaluar një sëmundje që i ka prekur trurin dhe ka bërë qe ai të këtë probleme në të lëvizur dhe folur. Të dy kanë kaluar vështirësi në jetët e tyre. Gëzimi në fillim nuk e pranonte veten ashtu siç ishte, për këtë arsye ai u largohej shokëve dhe atyre qe tentonin t’i afroheshin. Por në moshën 23-vjeçare ai ikën në Amerikë me një vize dhe atje punon per kater muaj. Puna qe bente ishte pastrimi i ndërtesave dhe i banjove. Edhe pse punëdhënësi ishte nje shqiptar, pas 4 muajsh pune ai nuk i jep asnjë page dhe e perze edhe nga shtepia ku jetonte.
Prej ditësh se bashku me vëllain e vogel, qe ishte atje per studime, rrinin rrugëve dhe për ushqim kishin vetëm nje kokërr veze. Më pas ai gjen një punë tjetër dhe kështu jeta e tij ndryshon. Në Amerike Gezimi thotë që nuk gjeti atë që donte dhe u rikthye per te vazhduar shkollën. Ia del te mbaroj edhe per kontabilist. Ndersa Lindita, ka pasur një fëmijëri te vështirë, ndryshe nga Gezimi atë nuk e pranonin shoqet dhe shokët. Por ky paragjykim do te vazhdonte gjate gjithë jetës se saj, edhe kur filloi pune si mesuese, ku pergjate tre viteve asaj i thonin “ver një protezë, fshihe dorën, ver një dorashke se do trembesh femijet”. Lindita thotë se nuk do te vendose nje proteze sepse ajo e ka pranuar veten ashtu siç është. Njohja me Gezimin ka ardhur si një loje, ku një person i tretë u ka ngritur një gracke.