Historia frymëzuese e gruas që përgjysmoi peshën, pasi bashkëshorti e braktisi
Një mësuese nga Kanadaja ka përgjysmuar të gjithë peshën e saj trupore, pasi bashkëshorti e braktisi befasisht. Jennifer Velardi, 33 vjeçe, nga Toronto, Kanada, e ngushëlloi veten me ushqim pas vetëvrasjes së nënës së saj, duke arritur peshën më të madhe të mundshme. Ajo peshonte plot 110 kilogramë. Ndërkohë që pesha e saj doli jashtë kontrollit, duket se edhe martesa e saj mori të njëjtën rrugë.
“Ishte një lloj shuplake në fytyrë për mua dhe më zgjoi nga koma emocionale që kisha pësuar”, ka treguar Jennifer. Me ndihëm e një diete të shëndetshme dhe ushtrime, 33 vjeçarja nga Kanadaja tashmë peshon vetëm 60 kilogramë. Ajo ka treguar se për një kohë të gjatë donte të humbiste peshë dhe ishte duke pritur për një njeri që ta shpëtonte, por në fakt i vetmi person që duhej të shpetonte veten, ishte ajo.
Tashmë ajo është kthyer në një guru të fitnesit dhe ndanë me ndjekësit në Instagram rrugëtimin e saj për të arritur tek pesha ideale. Sipas Jennifer, gjërat janë më të thjeshta sesa pjesa jonë më e madhe i mendon. I gjithë sekreti qëndron tek dieta dhe ushtrimet, pavarësisht se është kthyer në një klishe.