Homazhet për Naun Shundin/ E bija e aktorit: Babin e hëngri kanceri nga brenda

E bija e aktorit të njohur Naun Shundi, mes lotësh dhe dhimbjes së thellë, ka ndarë me mediat emocionet e saj pas ndarjes nga jeta të të atit.

Ajo tha se i ati iku pa lënë asnjë fjalë lamtumire, por la pas një trashëgimi të çmuar për artin shqiptar: veprën dhe jetën e tij të lidhur ngushtë me teatrin.

“Edhe pse iku, la diçka, dhe ajo që la është Zonja e Bujtinës. Ai ia kushtoi jetën teatrit. Mjekët nuk na e thanë dot që babi do të vdiste, askush nuk na e tha. Ai mendoi se do të jetonte. Babain e hëngri kanceri nga brenda. Babi po përgatitej për një shfaqje, por nuk e përfundoi,” u shpreh ajo mes dhimbjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Largimi i papritur i Naun Shundit lë një boshllëk të madh në skenën artistike shqiptare, ndërsa miqtë, kolegët dhe publiku kujtojnë me nderim figurën e tij dhe pasionin e pakushtëzuar për teatrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?