‘Home sweet home’, me regji të Faton Bajraktarit, rrëmben çmimin kryesor në Albanian Film Week
Mbrëmë ishte nata e fundit e festivalit Albanian Film Week, i cili ka nis më datën 26 maj dhe përfundoi mbrëmë me ndarjen e çmimeve të filmave më të mirë të festivalit, që u shfaqën në New York, aty edhe ku mbahet ky festival.
Ndërkohë, regjisori shqiptar nga Maqedonia Ibër Deari ka marrë dy çmime për dy filmat e tij. Çmimi për ‘Filmi më i mirë i shkurtër’ shkoi për filmin ‘Toka’, të Ibër Dearit dhe po ashtu ky regjisor u zgjedh edhe ‘Regjisori më i mirë’ për filmat e tij ‘Long Way Home’ dhe ‘Toka’.Besim Ugzmajli, regjisor i dokumentari ‘Beyond the Gates’, morri çmimin ‘Dokumentari më i mirë’.
Aktori Isli Hoxha dhe producentja Enkelejda Vasilis Mezini u shpërblyen me çertifikata nga ky festival i cili sivjet mbajti edicionin e tij të gjashtë.