Horoskopi, 11 korrik 2016

Dashi 21/3 – 20/4
Gjërat mund të ndryshojnë për mirë për ju të dashuruarit, nëse ju do të tregoheni më aktivë dhe të mos i nënshtroheni fatit. Beqarët do jenë me fat në dashuri.

Binjakët 22/5 – 21/6
Mërkuri dhe Jupiteri sot favorizojnë zgjidhje praktike për ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria. Në planin financiar gjithçka është në rregull.

Gaforrja 22/6 – 22/7
Një kuadër yjor i paqartë bën që ju të dashuruarit të jeni, në mendje dhe në zemër disi konfuzë. Beqarët do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Financat do jenë në gjendje të shkëlqyer.

Luani 23/7 – 21/8
Dita e sotme për ju që jeni në një marrëdhënie do t’ju ofrojnë momente shumë interesante. Beqarët parashikohet të nisin një lidhje serioze. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj të mirë.

Virgjëreshα 22/8 – 23/9
Jupiteri dhe Saturni mund të stimulojnë nostalgji dhe melankoli për ju të dashuruarit. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Peshorja 24/9 – 23/10
Për disa probleme të mbetura pezull në marrëdhënien në çift, sot mund të keni mbështetjen e Jupiterit dhe Sturnit. Beqarët do marrin disa propozime. Në planin financiar gjithçka do ecë mirë.

Akrepi 24/10 – 22/11
Duke pasur parasysh kuadrin yjor, ka të ngjarë që edhe sot të jeni të impenjuar në maksimum me problemet në çift. Për beqarët priten ndryshime të mëdha në jetën e tyre.

Shigjetari 23/11 – 22/12
Vazhdon tranziti “luftarak” i Marsit në shenjë, por që do të ketë rezultate pozitive për ju të dashuruarit. Beqarët do hedhin hapat e parë drejt një lidhjeje. Në planin financiar parashikohen vështirësi të mëdha.

Bricjapi 23/12 – 20/1
Në bazë të një kuadri yjor mjaft aktiv nuk do të keni kohë të merrni as frymë, aq sa partneri/ja do të ndihet i braktisur. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria.

Ujori 21/1 – 19/2
Me këtë vrull që keni marrë ju që jeni në një marrëdhënie nuk përmbaheni, por hapni sytë se mjafton një pengesë e vogël për t’u rrëzuar vetë. Beqarët duhet të presin edhe pak kohë.

Peshqit 20/2 – 20/3
Mund të keni disa probleme të vogla, por kjo nuk do t’ju pengojë për të organizuar e kaluar një ditë interesante me njeriun e zemrës. Beqarët do jenë gati për aventura.Në planin financiar do jeni me fat.

SHKARKO APP