Horoskopi, 12 korrik 2016

Dashi 21/3 – 20/4
Duhet të tregoheni më të durueshëm me partnerin dhe të prisni sa të kalojë kjo situatë në të cilën ndodheni. Beqarët do bëjnë deklarata të forta dashurie.

Demi 21/4 – 21/5
Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit/es. Beqarët do bëjnë shumë përpjekje dhe do ja arrijnë qëllimit për të ndryshuar statusin.

Binjakët 22/5 – 21/6
Disa yje do kenë ndikim në shenjën tuaj për ju të dashuruarit, prandaj mund të arrini objektiva të rëndësishme. Beqarët do konkretizojnë ëndrrat. Në planin financiar do ketë
përmirësime.

Gaforrja 22/6 – 22/7
Duhet të jeni të vetëdijshëm që gjërat kanë ndryshuar në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët duhet të shprehin lirshëm ndjenjat. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat.

Luani 23/7 – 21/8
Hëna në orbitën e saj do t’ju japë edhe një hije të tillë, që ju bën joshës në sytë e partnerit/es. Beqarët do një ditë të mbushur plot me takime emocionuese. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.

Virgjëreshα 22/8 – 23/9
Ju që jeni në një lidhje dashurie jeni konfuzë për shkak të një morie planetësh që tranzitojnë në orbita në kontrast me njëra-tjetrën. Beqarët do kenë një ditë rutinë.

Peshorja 24/9 – 23/10
Impenjimet tuaja do të jenë të tilla që do t’ju hanë jo pak nga koha juaj e lirë, por sodisfaksioni për arritjen e një rezultati pozitiv bën të harrohet gjithçka. Beqarët duhet të shfrytëzojnë takimet.

Akrepi  24/10 – 22/11
Tani është momenti për të treguar veten tuaj në sytë e partnerit/es. Yjet thonë se keni shumë shanse që sot t’ia dilni mbanë. Beqarët do joshin këdo që pëlqejnë. Në planin financiar merrni masa strikte.

Shigjetari 23/11 – 22/12
Duhet të jeni të kujdesshëm në raportet me partnerin/en, sepse jeni gati të kacafyteni. Beqarët nuk duhet të rrezikojnë vetëm për të ndryshuar statusin. Plutoni aleati juaj i financave.

Bricjapi 23/12 – 20/1
Është një kuadër yjor jo shumë i favorshëm për sa i përket fushës profesionale. Beqarët moralizojnë takime, por asgjë më shumë. Probleme dhe vështirësi me financat.

Ujori 21/1 – 19/2
Afërdita bën të rikthehet harmonia në dashuri. Beqarët do tregohen impulsivë dhe do bëjnë gabime të pafalshme. Financat do i keni nën kontroll.

Peshqit 20/2 – 20/3
Nëse jeni gojëmbël sot mund të fitoni dashurinë e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët do i kenë mendimet e qarta dhe do dinë si të veprojnë në çdo situatë. Financat e mira.

SHKARKO APP