Horoskopi, 13 korrik 2016

Dashi 21/3 – 20/4

Mërkuri për ju të dashuruarit sot mund të nxjerrë jo pak pengesa. Beqarët nuk do jenë të qëndrueshëm sot. Financat do vazhdojnë të jenë të mira.

Demi 21/4 – 21/5

Nuk do ta keni edhe aq të lehtë sot ju që jeni në një marrëdhënie, pasi Marsin dhe Afërditën i keni kundër. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Binjakët 22/5 – 21/6

Duket se impenjimet personale, ca më tepër ato familjare do të jenë në rend të ditës për ju. Beqarët do arrijnë të gjejnë personin e ëndërruar. Në plan financiar do jeni me shumë fat sot.

Gaforrja 22/6 – 22/7
Do të jeni në guidën e Marsit dhe Afërditës, prandaj siguria për ju të dashuruarit do të jetë e madhe. Beqarët do mund t’i shprehin ndjenjat për personin që pëlqejnë. Në planin financiar tregoni kujdes.

Luani 23/7 – 21/8
Parashikohet ditë plot tensione për ju që jeni në një lidhje dashurie. Beqarët duhet të tregohen më të hapur në takime. Financat do i keni nën kontroll.

Virgjëresha  22/8 – 23/9
Një mbrëmje e bukur romantike do ju vijë dhuratë nga partneri/ja. Beqarët nuk duhet të nxitohen në vendime, sepse mund të lëndohen. Buxheti do ekuilibrohet falë menaxhimit tuaj.

Peshorja 24/9 – 23/10
Pas një periudhe festive e qetësie, ju janë grumbulluar shumë probleme në çift. Marsi jua ngre mendjen, por duhet të tregoni maturi. Beqarët duhet të tregohen të kujdesshëm. Financat do vinë duke u stabilizuar.

Akrepi 24/10 – 22/11
Hëna, Afërdita dhe Marsi do t’ju mbështesin veçanërisht në fushën sentimentale. Beqarët parashikohet që të nisin një lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.

Shigjetari 23/11 – 22/12
Nëse ka diçka që ju mundon, është mirë të flisni me partnerin/en. Beqarët do tregohen më të hapur ndaj
ftesave dhe mund të nisin edhe ndonjë lidhje. Financat në vështirësi.

Bricjapi  23/12 – 20/1
Sot do të keni mbështetjen e Mërkurit për aktivitetin tuaj në çift. Beqarët do mund të gjejnë princin e kaltër. Në planin financiar fati do jetë me ju.

Ujori  21/1 – 19/2
Një kuadër përgjithësisht i paqartë yjor bën që ju të dashuruarit sot konfuzë. Ndoshta është më mirë
të prisni pak kohë. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin.

Peshqit 20/2 – 20/3

Pritet një ditë plot aktivitete dhe surpriza për të dashuruarit. Beqarët do kenë shumë kërkesa dhe nuk do e gjejnë dot personin që ëndërrojnë. Financat do jenë në nivele të kënaqshme.

SHKARKO APP