Horoskopi, 15 gusht 2016

Dashi – Pak lodhja, pak kundërshtia e yjeve dhe pak vështirësia për t’u kuptuar me personin e zemrës ashtu siç do të donit, ju krijon përshtypjen se asgjë nuk po shkon mirë. Evitoni ritmet shumë të shpejta apo angazhimet që ju shkaktojnë presion, sidomos nëse ndiheni të lodhur. Një ftesë në minutën e fundit do të bëjë të mundur që të kaloni disa orë larg nga shtëpia, nga problemet dhe fytyrat e përditshme.

Demi – Është fund gushti, verë dhe dita për ju duket shumë premtuese. Gjithçka shkon vaj dhe angazhimet e përballuara me energjinë e duhur, zgjidhen pothuajse vetë. Një shëtitje buzë detit apo në mal, do t’ju frymëzojë me mendime paqësore, lumturie. Një ditë pa pritshmëri shndërrohet në magjike, falë një ftese të papritur për darkë nga një person i ri.

Binjakët – Hëna në fushën e tetë, bashkë me Plutonin ju garanton një ditë festive relaksuese dhe jo të pakët me surpriza. Blerje të leverdishme, telefonata të papritura, shëtitje jashtë programit, dhurata të këndshme edhe pse nuk keni ditëlindjen. Do të jeni shumë të gjallë dhe kush ju qëndron pranë do të përfshihet nga një valë pozitiviteti. Takime të rëndësishme për beqarët dhe për më të rinjtë.

Gaforrja – Humori dhe morali nuk janë në majën më të lartë dhe këtë e tregon edhe Hëna tek Bricjapi, në një aspekt joharmonik. Ndiheni antipatikë dhe më pak të shoqërueshëm se zakonisht. Në raportet ndërpersonale është e këshillueshme të pranoni edhe pikëpamjet e të tjerëve dhe të jeni më fleksibël. Në darkë bëjini planet me qetësi. Ftoni miqtë për darkë ose për një lojë me letra.

Luani – Ditë pa evente të mëdha, por gjithsesi pozitive, përderisa do të keni mundësinë të pushoni. Humori i mirë ju relakson dhe ju thjeshton jetën. Jeni qëndrueshmërisht të lumtur, pavarësisht gjërave që ndodhin. Nëse dashuroni dikë që heziton jepini atij/asaj kohë, por nëse jeni ju që hezitoni, pyesni më parë veten nëse është dashuri apo thjesht pëlqim.

Virgjëresha – Shijojeni sa më shumë të mundeni pjesën e mbetur nga muaji gusht, i karakterizuar nga humori alegro, risitë dhe takimet emocionuese që do të rizgjojnë kuriozitetin dhe vëmendjen tuaj. Jeni euforik, të relaksuar dhe entuziastë dhe do të jeni akoma më shumë gjatë mbrëmjes. Me njeriun e zemrës do të kaloni momente të këndshme pasioni, që do t’ju lënë pa frymë. Të paktën kështu sinjalizon Hëna në fushën e pestë.

Peshorja – Hëna në shenjën tuaj është paralajmëruese e pakënaqësive emocionale, pretendimeve të vështira dhe shpenzimeve në sasi të mëdha. Përballë një problemi familjar jeni më pak të sigurtë dhe nuk arrini të kapni fillin e gjërave. Një telefonatë personave që vlejnë për ju, do t’ju rezultojë shumë e dobishme. Nuk do të arrini të merrni menjëherë atë që dëshironi, por do të merrni drejtimin e duhur. Relaks!

Akrepi – Ditë e mirë. Miqtë nuk duken asnjëherë të ngopur me shoqërinë tuaj dhe kërkojnë t’ju përfshijnë në çdo projekt, në mënyrë që të lëvizni këto ditë të gushtit. Të kënaqur dhe të lumtur për këtë vëmendje që ju jepet, por kujdes! Mos lini pas dore njeriun e zemrës dhe familjarët! Ditë e mrekullueshme për ata që janë me pushime. Shëtitje, udhëtime dhe takime nën një qiell të kaltër.

Shigjetari – Gjithçka po lëviz në aspektin pozitiv: forma fizike, çështjet e punës, paratë, dashuria. Keni përshtypjen se fati është me ju. Dhe në fakt është një moment i mirë. Siç e keni kuptuar, mundësitë për t’ia dalë mbanë janë të gjitha, mjafton të azhornoni dijet tuaja dhe të mos keni frikë të rrezikoni. Jeta në çift premton momente të mrekullueshme, mundësisht buzë detit.

Bricjapi – Nëse qielli juaj sot është ngjyrë blu të thelle, një pjesë të mirë të meritës e ka edhe Hëna në shenjë që me një ftesë krejt rastësisht ju shton entuziazmin dhe dëshirën për kënaqësi. Humorit të mirë i shtohet edhe oratoria juaj që magjeps bashkëbiseduesit. Shikimet dhe sjelljet djallëzore në dashuri, janë shpërblimet për bukurinë e joshjen tuaj.

Ujori – Nëse ndiheni pak në krizë, mos e dramatizoni! Jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç ju doni dhe jo gjithmonë humori është në maksimum. Për t’u përmirësuar provoni të lini mënjanë angazhimet e përditshme dhe t’i dedikoheni më shumë miqve dhe dashurisë. Përpiquni të gjeni forcën dhe energjitë pozitive dhe nëse mundeni harrojini për pak programet më stresuese.

Peshqit – Ndjeshmëria juaj do të harmonizojë botën tuaj të brendshme, atë me personat e afërt. Do të ndiheni dhe do të veproni në harmoni të plotë. Nëse jeni beqarë do të jeni të pakapshëm dhe pikërisht për këtë do të dukeni joshës. Ndërsa nëse jeni në çift do të jeni shpirtbutë dhe të gjallë. Do të kaloni një pasdite të bukur me miq të rinj nën një atmosferë me muzikë të këndshme.

SHKARKO APP