Horoskopi, 15 mars 2015

Ky është horoskopi për ditën e hënë 16 mars 2015 që Noa.al sjell për ju. Gjatë kësaj dite do të dyshoni seriozisht mbi stereotipin që keni njohur, megjithatë dita do të jetë e mirë dhe e kënaqshme. Në fund të fundit jo të gjitha të hënat janë të frikshme kur bëhet fjalë për fillimin e javës së punës. Shijojeni ditën me më shumë guxim dhe shikoni përpara.

Dashi

Pavarësisht dëshirës për pavarësi, vështirë se do mund të përballoni çdo gjë që dëshironi. Nëse nuk doni të jeni vazhdimisht të mërzitur nga kufizimet, ju duhet të kujtoni limitet për të mirën dhe sigurinë tuaj.

Demi

Sot çdo gjë që do të ndodhë bazohet në një arsye të mirë dhe në një përfitim reciprok. Partneri juaj do të bëjë me shumë dëshirë atë që ju dëshironi. Nëse keni fëmijë ata nuk do të mendojnë asnjëherë për të kundërshtuar kontrollin tuaj, por do respektojnë ato që ju këshilloni.

Binjakët

Gjatë kësaj dite do të keni shmë pak kohë për komunikimin tuaj personal apo për aktivitetet e preferuara intelektuale. Do t’iu duhet të përqendroheni në nevojat themelore të brendshme. Nëse gjërat janë në vendin e duhur, ju do të ndiheni më së miri.

Gaforrja

Duhet të përdorni standardet e sjelljes, pasi në këtë mënyrë do të befasoheni nga surpriza të papritura. Në çdo rast sigurohuni për të treguar respekt për ata që janë më të vjetër se ju. Nëse është e mundur tregohuni të përpiktë, mos u vononi në mbledhje dhe mbani premtimet tuaja.

Luani

Ana krijuese e juaja mund të rezultojë mjaft zhgënjyese. Por çdo gjë që ndodh ka një arsye, kështu që mos e humbni shpresën dhe përqendrohuni në atë që është e rëndësishme për ju aktualisht. Është koha për të pastruar shtëpinë dhe për të rishikuar vlerat tuaja.

Virgjëresha

Shumë prej jush do të duken të trembur, serioz dhe tepër të rezervuar. Mos u mundoni të kënaqni të tjerët duke u treguar në dispozicion të tyre dhe duke lënë mënjanë interesat tuaja. Ata që tallen me seriozitetin tuaj, thellë brenda vetes janë ziliqar.

Peshorja

Kjo ditë është e mirë për qëllime vetmitare. Shumë prej jush do të kenë një arsye shëndetësore për këtë. Shëndeti juaj mund të ndikojë në stilin tuaj të jetës, në situatën financiare dhe do të ndryshojë prioritetet tuaja.

Akrepi

Pavarësisht dëshirës për të thyer rrethin vicioz, shumë pak prej jush do të arrijnë të jenë vërtetë unik. Ju mund të mohoni stereotipe të njohura dhe zakonisht të pranuara duke tentuar të vini rregullat tuaja edhe më të ashpra mbi të tjerët. Nuk do të jetë keq, në qoftë se ju jeni specialistë në fushën që keni përvojë të pasur.

Shigjetari

Qëllimi kryesor i ditës është që të tregoheni sa më praktikë edhe në kushte kritike. Nëse ju kaloni pengesat e ditës, mund ta konsideroni veten një profesionist të vërtetë i cili ka fituar të drejtën për të lëvizur në nivelin e ardhshëm.

Bricjapi

Të gjitha llogaritjet tuaja do të jenë shumë të sakta sot. Nëse ju nuk ndaleni të mendoni shumë në aftësinë për të parashikuar të ardhmen, të tjerët do e bëjnë atë. Ekziston një mundësi shumë e mirë për tu takuar me miqtë tuaj të vjetër. Situata juaj sa vjen e bëhet më e qëndrueshme, pavarësisht qëllimeve që e pasojnë.

Ujori

Garantimi i sigurisë suaj do të bëhet fokusi kryesor i ditës. Mos i lini pa mbikëqyrur gjërat që kanë rëndësi për ju. Llogaritja e gabimeve të kaluara do të bëjë që të shmangni të njëjtat probleme.

Peshqit

Duhet të kujdeseni më mirë kur zgjidhni miqtë dhe partnerët. Ky është një moment i mrekullueshëm për zgjidhjen e një shoku të besueshëm i cili nuk do t’iu tradhëtojë kurrë. Një qasje e tillë është veçanërisht e rëndësishme në qoftë se ju planifikoni një udhëtim të largët apo projekt afatgjatë.

SHKARKO APP