Horoskopi 19 mars 2015

Ky është horoskopi për ditën e enjte 19 mars 2015. Pasditja dhe mbrëmja e kësaj dite do të rezultojnë mjaft të vështira dhe alarmante, kështu që përgatituni për tu përballur me tensione emocionale dhe shqetësuese. Me një parashikim të tillë mundohuni të shfrytëzoni mëngjesin në mënyrën më të mirë të mundshme duke u përqendruar në prioritetet tuaja.

Dashi

Gjysma e parë e ditës është e përshtatshme për aktivitete në ekip dhe për punë publike. Megjithatë entuziazmi juaj dhe i partnerëve do të pësojë rënie shumë shpejtë. Ju mund të humbni interesin për konkurrencën dhe fitoren. Në mbrëmje do të përhumbeni në meditime dhe fantazi.

Demi

Fillimi i ditës do të përqendrohet në hapat aktivë të punës së zellshme. Ju mund të kuptoni nga përvoja juaj praktike se sa kohë mund të duroni ngarkesat fizike dhe se deri kur mund ti shtyni urdhrat. Pjesa e dytë e ditës premton ulje të nivelit të stresit dhe ndryshim në mjedisin që ju rrethon.

Binjakët

Orët e para të mëngjesit do t’iu gjejnë mjaft optimistë, kështu që gjërat me të cilat do të përballeni do të jenë pa probleme. Mos humbni kohë por përqendrohuni në punën tuaj individuale sepse në mbremje mund ta gjeni veten në një pozitë të varur. Mund të përfundoni në duart e mjekut apo të keni probleme me policinë.

Gaforrja

19 marsi mund të fillojë me nervozizëm dhe konfuzion të përgjithshëm. Mos i drejtoni gabimet e të tjerëve kundër tyre, por më mirë siguroni pozitat tuaja. Në fund të fundit të gjithë gabojmë nganjëherë. Gjysma e dytë e ditës favorizon një tjetër fazë të projektit apo punës tuaj.

Luani

Një udhëtim apo një shëtitje në mëngjes mund të rezultojë e padobishme. E njëjta gjë vlen edhe për pjesën tjetër të ngjarjeve, në qoftë se ju nuk i keni planifikuar ato siç duhet. Duhet ta kaloni vëmendjen në çështjet shtëpiake ose të përqendroheni në mendime lidhur me mirëqenien tuaj aktuale apo për të ardhmen.

Virgjëresha

Zgjidhni gjysmën e dytë të ditës për nismat e reja. Gjatë kësaj kohe do të keni nevojë të madhe për një bashkëbisedues ose ndërmjetës. Ky është një moment i mrekullueshëm për diskutime të ndryshme, bisedime dhe tema private.

Peshorja

Veprimet energjike mund të humbin përkohësisht relativitetin e tyre. Gjatë ditës fokusi kryesor do të zhvendoset drejt intelektit, intuitës dhe përvojës së jetës. Gjysma e dytë e ditës është e mirë për çdo gjë që lidhet me udhëtimet, blerjet, pagesat reciproke, korrespodencën e biznesit dhe tarifa të tjera.

Akrepi

Gjysma e dytë e ditës do të jetë shumë më produktive se e para. Gjatë kësaj kohe aftësitë tuaja të biznesit mund të ngadalësohen, por potenciali juaj krijues do ta zgjojë atë. Kushtet e mira të ditës do të krijojnë një kontakt të ngrohtë apo një korrespodencë romantike me partnerin tuaj.

Shigjetari Sinqeriteti dhe naiviteti janë të përshtatshëm për fillimin e ditës, por ju do të bënit mirë ti harronit këto virtyte gjatë pasdites. Orët e pasdites dhe mbrëmja do të karakterizohen nga një periudhë e vetmisë dhe heshtjes. Ka shumë mundësi që rrethanat apo gjendja juaj të ndryshojë dhe ju do të kërkoni të rrini të izoluar.

Bricjapi Nuk duhet të vendosni ndonjë qëllim të ri për veten tuaj dhe as mos këmbëngulni në ndjekjen e atyre të vjetra. Me përfundimin e një pjesë të projektit, fikni të gjitha mendimet që kanë të bëjnë me punën. Gjysma e dytë e ditës është e mirë për të shëtitur apo për të biseduar me miqtë dhe familjen.

Ujori

Në nisje të ditës do të ndiheni relativisht të lirë, por gjatë pasdites gjërat mund të ndryshojnë. Rrethanat do t’iu shtyjnë që të mendoni lidhur me karrierën, të ardhurat, marrëdhëniet me eprorin si dhe problemet familjare.

Peshqit

Dyshimet dhe entuziazmi i rremë mund t’iu shoqërojnë gjatë mëngjesit. Prisni gjysmën e dytë të ditës për të kuptuar më qartë gjërat dhe qëllimet tuaja. Nëse aksidentalisht keni humbur rrugën e drejtë, ju do e gjeni sërish atë.

SHKARKO APP