Horoskopi, 2 nëntor 2016

Dashi 21/3 – 20/4

Jeni pak konfuzë sot, por shumë shpejt do të arrini të kapni ritmin e ditës. Beqarët do jenë të vendosur për të ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar.

Demi 21/4 – 21/5

Xhelozë por jo posesivë karshi partnerit/es, sot do të lejoni që të jetë ai/ajo që do të drejtojë lidhjen. Beqarët do bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të mos ndenjur më vetëm. Financat parashikohen pa probleme.

Binjakët  22/5 – 21/6

Përgjegjësitë dhe karriera sot kanë bërë që të grumbulloni shumë stres. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria. Financat do jenë të mira, do keni Plutonin, i cili do ndikojë pozitivisht.

 Gaforrja 22/6 – 22/7

Sot do të zbuloni anët më të mira të karakterit tuaj. Partneri/ja do të ketë shumë për të mësuar nga ju. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin vendime të nxituara. Në planin financiar tregoni kujdes.

Luani 23/7 – 21/8

Krenaria, ambicia dhe posesiviteti do të tregojnë që ju keni një karakter shumë të vështirë për t’u menaxhuar. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person. Në planin financiar bëni shumë kujdes.

 Virgjëresha 22/8 – 23/9

Sot po mundoheni të fitoni të gjithë vëmendjen e partnerit/es suaj, pasi ju duket vetja si e lënë pas dore. Beqarët do kenë një ditë me fat. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes.

 Peshorja 24/9 – 23/10

Kohët e fundit po flisni dhe po debatoni shpesh në familje. Beqarët do jenë të vendosur në atë që kërkojnë. Financat do jenë të mira falë menaxhimit tuaj të kujdesshëm.

Akrepi 24/10 – 22/11

Shumë dashuri rreth jush, krijon një ambient dhe atmosferë magjike. Beqarët do tregohen të pavendosur për të hedhur hapa të rëndësishëm. Në planin financiar nuk keni për çfarë të shqetësoheni.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Ndiheni në humor të keq sot dhe kjo gjë ju ka izoluar nga pjesa tjetër e njerëzve. Beqarët do ta gjejnë veten në një lidhje. Në planin financiar mund të kryeni shpenzime.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Dita sot do të rrjedhë qetë dhe mbrëmja parashikohet akoma më e mirë për ju të dashuruarit. Beqarët do realizojnë takime pa fund. Financat nuk do jenë aspak të mira.

Ujori  21/1 – 19/2

Një boshllëk nga ana sentimentale sot do të arrini ta mbushni vetëm me shpenzime të ekzagjeruara. Beqarët do kenë takime interesante sot. Me shpenzimet tregohuni të arsyeshëm.

Peshqit  20/2 – 20/3

Nëse pranë vetes keni njeriun e zemrës që ju mbështet do të arrini të realizoni projekte afatgjata. Beqarët do preferojnë të ruajnë ende statusin që kanë. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

SHKARKO APP