Horoskopi, 21 nëntor 2016

Dashi 21/3 – 20/4

Keni shumë mundësi të këndshme për të shijuar ditën sot ju të dashuruarit. Mjafton të zgjidhni një prej tyre dhe çdo gjë do të jetë në dispozicionin tuaj.

Demi 21/4 – 21/5

Swiss Digital Desktop Reklama

Personat që janë pranë jush mund të jenë shumë të lumtur sot vetëm falë pranisë tuaj. Kënaqini në këto gjëra të vogla që mbushin të përditshmen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Binjaët 22/5 – 21/6

Nëse nuk doni të keni brerje ndërgjegjeje në vazhdim atëherë duhet patjetër të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj partnerit/es. mMënyrat që keni zgjedhur nuk janë nga më të mirat.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Sot keni për të zgjidhur disa çështje që i keni lënë pas dore. Paraditja do të jetë një ditë e zakonshme pune, pasditen do ja dedikoni njeriut tuaj të zemrës. Financat do jenë të mira.

Luani 23/7 – 21/8

Nuk doni të hiqni mendjen nga objektivat kryesore që i keni vë- në vetes ju të dashuruarit. Edhe pse sot keni ftesa për tu argë- tuar, mendjen e keni diku tjetër.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Jeni disi dyshues dhe të pasigurt për drejtimin që do të merrni në të ardhmen ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Beqarët nuk do e kenë mendjen te dashuria.

Peshorja 24/9 – 23/10

Mos kini ndrojë t”i thoni partnerit/es atë që mendoni sot. Nëse shprehni mendimin tuaj asnjë nuk ka të drejtë t’ju gjykojë. Beqarët do realizojnë takime interesante.

Akrepi 24/10 – 22/11

Keni qenë të zënë me problemet tuaja kohët e fundit dhe nuk i jeni gjendur pranë njeriut tuaj të zemrës që ka patur nevojë për ju. Financat do jenë të mira.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Situata të papritura që nuk i keni konsideruar, sot do t’ju sjellin mjaft telashe ju të dashuruarve që do të duhet t’i zgjidhni personalisht. Financat do i mbani nën kontroll.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Sot intuita juaj do t’ju lërë në baltë. Nuk do të arrini dot të dalloni qëllimet e vërteta të partnerit. Beqarët nuk duhet të ndalen asnjë moment së joshuri atë që pëlqejnë.

Ujori 21/1 – 19/2

Jo të gjithë personave të dashur sot do t’i dedikoni të njëjtën kohë. Dikush që ka hyrë tani në jetën tuaj është bërë shumë më i afërt nga sa mendoni. Financat do të jenë të mira.

Peshqit 20/2 – 20/3

Duhet të ndiqni instinktin dhe të mos krijoni barriera në jetën tuaj. Nuk duhet të vendosni varur nga partneri/ja. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare të dashuria. Me financat duhet të tregoheni të kujdesshmëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?