Horoskopi – 22 dhjetor 2016

DASHI

Dialogu është arma e duhur sot për ju. Në ambientin e punës, do të keni përgjegjësi të reja, por kjo gjë nuk do t’ju mërzisë aspak, ato forcojnë më shumë profesionalitetin tuaj.

DEMI

Në ambientin e punës, dikush do t’ju provokojë, por ju duhet të mbroni idetë tuaja, pasi ato janë të sakta. Duhet të jeni të hapur dhe të sinqertë me partnerin tuaj, pasi mos qartësimi i gjërave do të sjell debate të papëlqyeshme për ju.

BINJAKET

Në ambientin e punës, do të jeni në qendër të kritikave nga një kolegë i punës suaj. Në ambientin afektiv, duhet të ruani qetësinë e duhur, nuk duhet të sforcoheni, për t’i realizuar gjërat ashtu siç doni ju.

GAFORRJA

Në ambientin e punës, keni një mundësi shumë të mirë, për të kaluar këtë situatë të vështirë. Në ambientin afektiv, duhet të flisni qartë dhe të jeni të sinqertë në atë që thoni.

LUANI

Në këtë fazë, do të acaroheni shumë shpejt, pasi do të bëni gjithçka vet. Në aspektin afektiv, do të përfundojë me sukses gjithçka që kishit nisur dhe lënë përgjysmë.

VIRGJERESHA

Sot, yjet ju japin mundësinë që gjithçka të jetë në favorin tuaj. Në ambientin e punës, jeni i sigurt në atë që kërkoni. Në aspektin afektiv, do të merrni fjalë të ëmbla dhe të dashura nga një person që keni për zemër.

PESHORJA

Mendoni se jeni formuar profesionalisht, por nuk është e vërtet, keni dhe shumë gjëra të cilat nuk i keni mësuar akoma. Në ambientin afektiv, do t’i shprehni ndjenjat tuaja një personi që ka kohë që ju intereson.

AKREPI

Duhet të jeni shumë të vëmendshëm në ambientin e punës, duhet të bëni kujdes me keqkuptimet që mund të ndodhin. Në ambientin afektiv, po jetoni një moment kritik në lidhjen në çift.

SHIGJETARI

Sot, yjet ju sugjerojnë të përballeni me realitetin dhe mos të shfaqeni shumë impulsiv, sidomos në ambientin profesional. Në aspektin afektiv, do të programoni një mbrëmje me të gjitha detajet. Ju këshillohet të merreni me sport!

BRICJAPI

Në këtë ditë, yjet ju sugjerojnë të evitoni idealizmat, dhe të jeni më konkret për të përballur vështirësitë. Në ambientin afektiv, do të jeni me humor të mirë dhe do të kaloni një mbrëmje të këndshme, kjo falë iniciativës suaj.

UJORI

Sot, do të përballeni me një vështirësi që nuk e prisnit, në ambientin e punës. Në aspektin e dashurisë, ju këshillohet të mos pranoni diçka që nuk ju pëlqen, kërkojini ndryshim, atë çfarë doni në të vërtet!

PESHQIT

Duhet të keni durimin e duhur, në ambientin e punës. Në aspektin afektiv, do t’i përmbaheni disa principeve tuaja, duke qenë mjaftë i këndshëm dhe racional në sytë e të tjerëve.

SHKARKO APP