Horoskopi, 25 Janar 2015
Dashi
Disa persona do mundohen t'ua prishin harmoninë ne çift gjate kësaj dite, por dashuria qe ju keni për njeri-tjetrin do i beje balle çdo gjeje. Beqaret do jene te pavëmendshëm ndaj ftesave qe do iu bëhen prandaj edhe sot kane për te mbetur vetëm. Gjendja financiare do jete me e privilegjuar dhe do keni mundësi edhe te dilni apo te argëtoheni duke shpenzuar me tepër.
Demi
Do keni nevoje ne çdo moment për partnerin tuaj sot ne mënyrë qe te merrni fryme lirisht. Ai nga ana tjetër do ju përgatisë surpriza te njëpasnjëshme. Beqaret do ndihen gati për te bere edhe çmenduri vetëm qe ta gjejnë personin ideal. Ne planin financiar duhet te bëni disa kursime qe gjendja te mos ketë asnjë lloj problemi. Me pak mundim do ja dilni mbanë.
Binjaket
Asgjë katastrofike nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat si t'iu vijnë dhe bëni atë qe ndjeni. Beqaret nga ana tjetër do kenë mundësi reale për te ndryshuar statusin dhe për te takuar princin e tyre te kaltër. Me financat nuk do i keni punët mire. Edhe pse do dëshironi, nuk do mundi dot ta frenoni veten dhe do shpenzoni shuma marramendëse.
Gaforrja
Do e keni te vështirë t'i rezistoni tundimit gjate kësaj dite dhe ka rrezik ta tradhtoni qe ne mesdite partnerin tuaj. Do i hapni telashe vetes dhe do vuani tej mase. Beqaret do influencohen tej mase nga miqtë dhe do i pyesin ata për çfarëdo lloj gjeje. Ne planin financiar do jeni shume te matur dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Vazhdoni ne rrugën e nisur.
Luani
Çdo gjë qe keni dashur do ju plotësohet sot juve qe jeni ne një lidhje prandaj do ndiheni me mire se kurrë me pare. Partneri do ju gjendjet ne çdo moment pranë. Beqareve do ju ndryshoje rrënjësisht jeta pas një propozimi qe do ju beje dikush. Financat do jene goxha te mira, megjithatë mire është qe te qëndroni larg shpenzimeve te konsiderueshme.
Virgjeresha
Do ndiheni shume te turbullt gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Mire do jete te mbani paksa distance nga partneri derisa te qartësoheni. Beqaret do takojnë princin e tyre te kaltër dhe do futen ne një tjetër etape. Ne planin financiar do keni goxha probleme te cilat vete nuk do arrini dot t'i zgjidhni. Kërkoni sa me pare ndihme
Peshorja
Priten ndryshime te mëdha sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni me te hapur me partnerin dhe do sqaroheni për çdo. Beqaret do fillojnë një jete shume me ndryshe fale takimeve te mahnitshme qe do realizojnë qe ditët e para. Çështjet e financave do varen tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u treguat te pakujdesshëm dhe te shpenzoni pa mbarim do keni probleme te jashtëzakonshme.
Akrepi
Vazhdoni te tregoheni tolerante dhe te kuptueshëm me partnerin tuaj sot ne mënyrë qe gjerat t'iu ecin si duhet. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mungojnë aspak takimet, por gjithsesi mire është te mos nxitoheni për asgjë. Ne planin financiar është momenti i duhur te bëni një riorganizim te situatës. Gjendja do ketë me shume përmirësime nga sa e keni menduar.
Shigjetari
Dite mjaft interesante kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i shtoni dozat e intimitetit dhe do kaloni me tepër kohe me partnerin. Beqaret nuk duhet te tregohen shume kapricoze sepse ka rrezik qe te humbasin mundësi te mira. Ne pune duhet te mbani përgjegjësi për çdo veprim qe do kryeni. Kujdes me impulsivitetin gjate shpenzimeve qe do kryeni.
Bricjapi
Do ndiheni me mire se një dite me pare sot prandaj do merrni edhe vendime me rëndësi. Te dy do keni te njëjtat ide dhe mendime lidhur me shume gjera. Beqaret ka shume mundësi qe një ndjenje miqësie ta shndërrojnë ne dashuri. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume here me te matur sepse gjendja do mbetet e paqëndrueshme edhe për disa kohe.
Ujori
Nëse kohet e fundit gjerat nuk kane ecur mire me atë qe keni ne krah, duhet patjetër te flisni hapur dhe t'i vendosni pikat mbi "i". Po i late gjerat zvarre do keni me tepër probleme. Beqaret do bëjnë te pamundurën për t'iu afruar atij qe pëlqejnë, por ai gjithnjë e me shume do largohet. Ne planin financiar do keni goxha probleme, për shkak borxheve te mëdha qe keni mare.
Peshqit
Dita e sotme nuk do jete aspak e qëndrueshme për ata qe janë ne një lidhje. Secili do ketë idetë dhe mendimet e tij lidhur me disa çështje dhe asnjeri nuk do hape rruge. Beqaret do digjen përbrenda për dike, por do kenë druajtje t'i shprehin ndjenjat. Ne planin financiar do përballeni me sfida mjaft te vështira dhe vetëm me ndihmën e specialisteve mund t'ia dilni.