Horoskopi, 25 Nëntor 2016

Dashi 21/3 – 20/4

Vështirësia gjatë ditës së sotme është se si të kombinoni aftësitë me prakticitetin e njerëzve që punojnë me ju. Beqarët duhet të tregohen të vëmendshëm në marrjen e vendimeve për të ardhmen.

Demi 21/4 – 21/5

Ditë e qetë kjo e sotmja për ju të dashuruarit. Do preferoni të shmangeni nga vendet e zhurmshme dhe me rrëmujë dhe do doni të strukeni në krahët e partnerit/es.

Binjakët 22/5 – 21/6

Nuk keni hije dhe sekrete në të shkuarën tuaj, siç po mundohet t’ua faturojë partneri/ja. Beqarët do jenë me fat sot. Kujdes, financat do jenë të paqëndrueshme.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Edhe pse dita e sotme është shumë e ngarkuar me punë, nuk ju vjen keq për këtë gjë. Këtë periudhe nuk duhet të qëndroni vetëm duke menduar.

Luani 23/7 – 21/8

Ndjenjat dhe personat e dashur sot do të zënë pjesën më të madhe të ditës suaj. Beqarët deri në fund të ditës do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Financat do jenë të mira.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Racionaliteti do t’ju shoqërojë sot gjatë gjithë ditës ju të dashuruarve. Në situata të caktuara do të dini të bëni zgjedhjet e duhura. Beqarët nuk duhet të nxitohen dhe të bëjnë gjëra të pamenduara mirë.

Peshorja 24/9 – 23/10

Sot jeni shumë të moderuar në gjykimet. Beqarët do kenë një ditë me plot fat sot, dhe do bëjnë për vete këdo që do pëlqejnë. Në planin financiar situata paraqitet e ekuilibruar.

Akrepi 24/10 – 22/11

Në shoqërinë tuaj asnjëherë se keni patur problem të kërkoni dhe të jepni mendime. Beqarët duhet të tregohen të hapur sot në takime. Në planin financiar nuk do përballeni me probleme.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Edhe pse në projektet tuaja në çift nuk do të ketë rezultate të menjëhershme, puna e mirë që keni bërë do të jetë një pasqyrë e qartë e përfundimit. Në planin financiar do keni probleme goxha serioze.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Rutina ju ka mbytur sot dhe ndiheni si të zënë në kurth ju të dashuruarit. Një ditë me fat kjo e sotmja për beqarët. Financat do jenë goxha të favorizuara.

Ujori 21/1 – 19/2

Sot jeni disi lunatikë dhe do të nervozoheni edhe pa ndonjë arsye të caktuar. Beqarët do jenë në humor shumë të mirë dhe gati të provojnë edhe emocionet e aventurave kalimtare.

Peshqit 20/2 – 20/3

Do të ketë keqkuptime të mëdha në lidhjen tuaj sot dhe jeni ju shkaktari/ja. Beqarët të lodhur nga vetmia, do bëjnë çdolloj çmendurie. Financat do jenë në nivele normale.

SHKARKO APP