Horoskopi, 6 gusht 2016

Dashi 21/3 – 20/4

Sot nuk do e kuptoni partnerin/en në bisedat që do t’ju bëjë. Beqarët duhet t’i marrin gjërat me qetësi në mënyrë që të shmangin zhgënjimet më pas. Në planin financiar tregoni kujdes me shpenzimet.

Demi 21/4 – 21/5

Sot do keni të njëjtat ide me partnerin/en. Beqarët do ndërmarrin shumë veprime vetëm për të ndryshuar statusin, por nuk do ja dalin. Në planin financiar do dini si të veproni.

Binjakët 22/5 – 21/6

Sot në diskutimet me partnerin/en nuk duhet të reagoni menjëherë,  sepse kjo do ju sjellë vetëm debate dhe keqkuptime. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të nxituar. Me shpenzimet tregohuni më vigjilent.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Sot ju të dashuruarit do bëni disa ndryshime në raportin që keni me partnerin/en. Beqarët do mbështeten nga Neptuni dhe do jenë me fat në dashuri.

Luani 23/7 – 21/8

Sot duhet të tregoheni tolerant me njeriun tuaj të zemrës. Beqarët duhet të tregohen të arsyeshëm, sepse në të kundërt mund të gabojnë dhe lëndohen.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Sot do bisedoni me partnerin/en për çështje që ka të bëjë me raportin tuaj. Beqarët nuk do i kenë mendimet shumë të qarta. Me financat tregohuni të matur në shpenzime.

Peshorja 24/9 – 23/10

Sot do jeni kërkues ndaj personi që ju qëndron në krah për një çështje me interes. Beqarët do mund të hedhin hapa të nxituar vetëm për të mos qëndruar më vetëm.

Akrepi 24/10 – 22/11

Sot do bashkëpunoni me partnerin/en, pasi idetë e tij/saj janë të duhura për të pasur sukses. Beqarët nuk duhet t’i besojnë çdo premtimi që do marrin. Financat do jenë të ekuilibruara.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Sot flisni me partnerin/en për më shumë ide në aspektin profesional. Beqarët do kenë një takim të rëndësishëm. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Sot do jepni ide të reja te partneri/ja, për një projekt të ri i cili lidhet me të ardhmen tuaj në çift. Beqarët do kenë një ditë të mbushur plot me takime. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për problemet.

Ujori 21/1 – 19/2

Sot do jeni në shoqërinë e këndshme të partneri/es tuaj, i/e cila do jetë aty gjithë kohës për t’ju dëgjuar dhe bërë të lumtur. Beqarët do kenë një ditë plot takime interesante. Në planin financiar do jeni me fat.

Peshqit 20/2 – 20/3

Ju që jeni në një marrëdhënie në çift sot do flisni për disa ndryshime që doni të bëni në raportin tuaj. Beqarët ndihen mirë me statusin që kanë. Në planin financiar vazhdoni të keni probleme të vogla.

SHKARKO APP