Horoskopi 6 Shtator 2016

Placeholder Image

Dashi

Jeni pak të ndjeshëm dhe ndiheni keq kur partneri/ja ju kap të papërgatitur. Me njerëz të rinj nuk ndiheni dhe aq shumë në humor. Beqarët nuk duhet të nxitohen para se të ndërmarrin ndonjë vendim, në të kundërt do vuajnë pasojat e rënda. Në planin financiar nuk do keni shumë fat, kujdes me shpenzimet.

Demi

Edhe pse mendoni se jeni më të mirët, bëni mirë të riktheheni me këmbë në tokë, përpara se partneri/ja ta bëjë këtë gjë. Beqarët do arrijnë ta bëjnë për vete personin që pëlqejnë, kjo falë edhe ndihmës së disa yjeve. Në planin financiar kujdes me menaxhimin, parashikohen probleme të njëpasnjëshme.

Binjakët

Edhe pse sot do t’ju ofrohen disa alternative nga njeriu që keni në krah, mos i merrni të gjitha të mirëqena. Është mirë t’i vlerësoni në detaje ato që vendosni. Beqarët do mundohen shumë duke kërkuar dashurinë dhe në fund të ditës do mund t’ja dalin mbanë. Financat nuk do jenë të këqija falë menaxhimit tuaj.

Gaforrja

Sot do t’ju ofrohen mundësi që nuk duhet t’i nënvlerësoni aspak ju të dashuruarit, sidomos përsa i përket planeve tuaja për të ardhmen. Beqarët do jenë të pavendosur dhe nuk do dinë çfarë duan vërtet, kështu që ka rrezik të mbeten ende vetëm. Në planin financiar gjendja do vazhdojë të mbetet në nivele të kënaqshme.

Luani

Nëse dëshironi që partneri/ja të bëjë diçka qe ju përfshin edhe ju, bëni mirë që të bashkëpunoni me të duke lënë mënjanë paragjykimet. Beqarët nuk duhet të tregohen materialist, por të tregohen më të matur në zgjedhjen dhe kërkesat e tyre që më pas të mos lëndohen. Në planin financiar bëni mirë të merrni masa.

Virgjëresha

Ndryshimet tuaja të humorit mund të bien në sy sot përgjatë ditës. Njeriu i zemrës do bezdiset nga kjo situatë duke ju kërkuar të jeni me racionale. Beqarët nuk do veprojnë duke i analizuar mirë gjërat dhe mund të bëjnë disa gabime të rënda. Financat do arrini t’i mbani nën kontroll.

Peshorja

Sot ju të dashuruarit mund të mos merreni shumë me detajet që ju zënë zakonisht gjysmën e ditës. Ndonjëherë gjërat janë shumë më të thjeshta nga sa mendoni. Beqarët pas kaq shumë kohësh më në fund do mund të takojnë personin që kanë ëndërruar. Në planin financiar kujdes me menaxhimin e të ardhurave.

Akrepi

Nëse sot doni të merreni me diçka, nuk ka gjë më të mirë se aktivitetet kreative. Do te qetësoheni menjëherë sapo partneri/ja t’ju ofrojë ndihmën e vet. Beqarët do kenë një ditë me fat në dashuri dhe gjërat do marrin një tjetër drejtim. Në planin financiar do hasni probleme për shkak të shpenzimeve të pamatura.

Shigjetari

Sot ju të dashuruarit lërini mënjanë ëndrrat dhe mundohuni ti përshtateni sa më shumë realitetit. Për të zgjidhur dilemat tuaja pyesni një mik/e. Beqarët do jenë gjatë gjithë kohës të rrethuar nga shoqëria dhe nuk do e kenë mendjen fare te dashuria. Financat do jenë të kënaqshme falë mbrojtjes nga Venusi.

Bricjapi

Nëse partneri/ja do t’ju bëjë pyetje sot është mirë t’i përgjigjeni. Sinqeriteti mund të ndihmojë shumë marrëdhënien tuaj. Beqarët edhe pse nuk e kanë mendjen fare te dashuria, ajo do ju trokasë atëherë kur nuk e presin. Në planin financiar kujdes me shpenzimet, mos rrezikoni.

Ujori

Sot ju që jeni në një marrëdhënie në çift do të zgjidhni vetëm ato gjera që ju pëlqen të bëni. Për të tjerat nuk do të interesoheni fare. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri, kështu që do mbeten vetëm. Në planin financiar situata do vijë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë.

Peshqit

Planet tuaja për ju të dashuruarit sot mund të shkojnë përtej asaj që keni menduar. Qëndroni të gatshëm për gjithçka që ju rezervon dita. Beqarët do tregohen të hapur dhe shoqërueshëm në takime dhe ka mundësi të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar fati do jetë gjithë kohës në anën tuaj.

SHKARKO APP