Horoskopi, 8 korrik 2016

Dashi 21/3 – 20/4
Karakteri juaj i hapur dhe i çiltër është një garanci që raportet me partnerin/en të jenë normale. Beqarët do dinë me kë persona të shoqërohen. Financat do jenë gjithë kohës të ekuilibruara.

Demi 21/4 – 21/5

Jupiteri në shenjë ju këshillon të mos nxitoheni në marrjen e iniciativave të ndryshme. Duhet të kuptoni se çfarë ju intereson më shumë ju dhe partnerit/es tuaj. Beqarët nuk duhet të nxitohen.

Binjakët 22/5 – 21/6

Zhvendosja e Marsit në shenjën e Bricjapit mund t’ju sjellë probleme të paparashikuara. Beqarët nuk ndihen ende gati për ndryshime. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Të shkëlqyera duken edhe marrëdhëniet me partnerin/en. Beqarët më në fund do realizojnë takimet e ëndërruara. Në planin financiar do dini si t’i menaxhoni të ardhurat.

Luani 23/7 – 21/8

Klima në çift mund të bëhet pak e rëndë, si pasojë e Marsit në shenjë. Beqarët do kenë plot takime, por nuk duhet të nxitohen në vendimet. Financat, të mira.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Qielli është duke ju ftuar në një sfidë që s’duhet ta injoroni. Përgatituni për zënka dashurie. Beqarët nuk do kenë fat. Në planin financiar gjërat janë nën kontroll.

Peshorja 24/9 – 23/10

Dashuria do të përbëjë për ju një eliksir, që do t’ju mundësojë të harroni çdo kundërshtim. Beqarët duhet t’i përkushtohen jetës sentimentale. Financat do përmirësohen.

Akrepi 24/10 – 22/11

Hidhërimet e këtyre kohëve të fundit me partnerin/en do të zëvendësohen nga kënaqësi. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm, pasi nuk ndihen gati për ndryshime. Vështirësi me buxhetin.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Afërdita u sjell lehtësime atyre që kohët e fundit kanë pasur probleme dashurie. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime mbresëlënëse dhe do argëtohen. Financat do të jenë të mira.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Priten mundësi të mira të premtuara veçanërisht nga Urani për të dashuruarit. Beqarët duhet të frekuentojnë vende ku ka njerëz, pasi mund të takojnë personin që ëndërrojnë. Financat e mira.

Ujori 21/1 – 19/2

Dita e sotme do të karakterizohet nga një qetësi tepër e kërkuar nga ju të dashuruarit. Beqarët do bëjnë takimet e ëndërruara. Me financat duhet të tregoheni të matur.

Peshqit 20/2 – 20/3

Dashuria është në qendër të vë- mendjes nga Mërkuri. Beqarët do ndihen mirë me statusin që kanë dhe nuk do duan ndryshime në jetën e tyre. Financat do janë të ekuilibruara.

SHKARKO APP