Horoskopi, 9 korrik 2016

Placeholder Image

Dashi 21/3 – 20/4
Do të jetë sërish një ditë mjaft e ngarkuar e sikur të mos mjaftoj e gjithë kjo, partneri/ja mund t’ju hapë një telash tjetër. Beqarët do afrohen pas një personi që do i zhgënjehejë. Financat varen nga menaxhimi juaj.

Demi 21/4 – 21/5

Kthjelltësia mendore dhe qetësia shpirtërore do të jenë dy elementë që do t’jua bëjnë ditën sot mjaft të mirë ju të dashuruarve. Beqarët do pëlqejnë shumë një person. Financat aspak të mira.

Binjakët 22/5 – 21/6

Edhe pse qielli juaj sot nuk është nga më të mirët, mjafton Mërkuri, që ju të dashuruarit të ndjeheni të mbrojtur. Beqarët nuk do i kenë të qarta idetë e tyre. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Me pak kujdes, mund të arrini objektiva vërtet të pashpresuara ju që jeni në një marrëdhënie. Beqarët do jenë në humor të mirë dhe do ndihen gati për të hedhur edhe hapa të mëtejshëm. Buxheti jo i keq.

Luani 23/7 – 21/8

Do të jeni shumë pragmatistë dhe prakticiteti juaj mund të bëjë çudira në lidhjen tuaj të dashurisë. Jeni të kujdesshëm. Beqarët do ecin vetëm duke dëgjuar zemrën e tyre.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Mund të jeni para alternativave që nuk ju pëlqejnë e për më tepër, të detyruar nga partneri/ja të zgjidhni njërën prej tyre. Beqarët mund të nisin një lidhje.

Peshorja 24/9 – 23/10

Parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur, prandaj sot vështirë të keni kohë të merreni me partnerin/en. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm, pasi nuk ndihen gati për lidhje.

Akrepi 24/10 – 22/11

Edhe pse parashikohet një ditë, është Afërdita ajo që ju “prek me shkopin magjik” e ju bën të jeni ndryshe në dashuri. Beqarët nuk do gjejnë princin e kaltër. Buxheti do të vi duke u përmirësuar ndjeshëm.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Ndoshta qielli juaj nuk është aq spektakolar përsa i përket marrëdhënies suaj në çift. Beqarët do kenë një ditë të bukur të mbushur me takime interesante.

Bricjapi 23/12 – 20/1 Me përjashtim të ndonjë momenti tensioni, në përgjithësi dita pritet të jetë e qetë për ju të dashuruarit. Beqarët nuk do jenë të qartë në mendimet e tyre. Financat do varen nga mënyra se si ju do i menaxhoni.

Ujori 21/1 – 19/2

Fusha e dashurisë sot mund të elektrizohet nga prania e dyshes Afërditë-Hënë. Beqarët nuk do jenë me fat në dashuri. Edhe me financat parashikohen probleme.

Peshqit 20/2 – 20/3

Tranziti i Afërditës dhe Marsit është shumë pozitiv, ata mund të sjellin energjitë e mjaftueshme për të përballuar një ditë plot impenjie. Beqarët do kenë plot takime.

SHKARKO APP