Horoskopi ditor, 23 gusht 2017
DASHI21. mars – 20. prill
Ka shumë gjasa që marrëdhënia juaj në çift të kalojë një ditë reflektimi sot. Duhet të mendoni më me qartësi çfarë doni të bëni në të ardhmen dhe mos nguteni të merrni vendime të nxituara. Beqarët nuk do kenë as sot mundësi të ndihen të lumtur. Klima në planin financiar do jetë paksa konfuze. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar, prandaj bëni kujdes.
DEMI21. prill – 21. maj
Të gjithë ata që janë në një lidhje do bashkëpunojnë mjaft me personin që kanë në krah dhe do fillojnë të bëjnë plane afatgjata së bashku. Yjet do jenë në krah të tyre. Beqarët nuk duhet të nxitohen shumë, por të njohën mirë me personat që kanë njohur kohët e fundit. Duke “gërmuar” mund të gjeni “gurë të çmuar”. Financat duhen pasur më në vëmendje.
BINJAKET22. maj – 21. qershor
Ditë shumë e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i largoni të gjitha mendimet e këqija, do i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do jeni optimistë për të ardhmen. Beqarët nga ana tjetër do jenë të turpshëm dhe do ngurrojnë të pranojnë ftesa. Në planin financiar do i keni idetë shume të qarta dhe nuk pritet ndonjë e papritur.
GAFORRJA22. qershor – 22. korrik
Ditë e favorshme për të dashuruarit. Do jeni me humor shumë të mirë dhe të gatshëm të bëni sakrifica për të përjetuar më tepër emocione. Ata që janë ende vetëm duhet të bëjnë edhe pak durim sepse sot do ketë vetëm njohje të reja. Financat nuk do jenë të stabilizuara kështu që do bëni mirë të ulni sa më shpejt shpenzimet e tejskajshme.
LUANI23. korrik – 22. gusht
Së bashku me partnerin/en tuaj do filloni të bëni projekte për të ardhmen. Tashmë do ndiheni më të sigurte se ai është personi i duhur me të cilin doni të kaloni jetën. Beqarët do mendojnë vetëm për momentin dhe mund të fillojnë aventura pasionante. Plutoni do iu ndihmojë ta përmirësoni situatën financiare.
VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator
Ditë mjaft harmonike dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri/ja do ua plotësojë të gjitha dëshirat në mënyrë që ju të ndiheni të plotësuar. Edhe për beqarët do ketë ndryshime të mëdha në jetën sentimentale. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë diplomatë dhe të mos nxitoheni kur të kryeni shpenzime.
PESHORJA24. shtator – 23. tetor
Perspektivat për jetën sentimentale të çifteve janë shumë të mira sot. Do flisni qetësisht për gjithçka dhe nuk do keni as konfliktin më të vogël. Beqarët nga ana tjetër do jenë sensualë dhe do bëjnë për vete shumë persona. Do e kenë ata në dorë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Sektori i financave do jetë i mbrojtur.
AKREPI24. tetor – 22. nëntor
Ditë jo e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni gjithë kohës të trishtuar nga mungesa e përkëdheljeve dhe ledhatimeve të partnerit/es. Yjet këshillojnë që të paktën për njëherë të vetme të flisni lirshëm me të. Beqarët do kenë takime, por prej tyre mund të fillojnë veçse aventura kalimtare, asgjë serioze. Financat do jenë më të ekuilibruara se më parë.
SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do dini si të rivendosni qetësinë sepse debatet do jenë të mëdha. Beqarët do jenë të gatshëm të bëjnë edhe sakrifica vetëm e vetëm për të krijuar një lidhje, por mundësitë për takime do mungojnë. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm.
BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar
Në planin sentimental do keni mundësi të konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja më të bukura. Partneri/ja do iu qëndrojnë pranë dhe do bëjë çmos që ju të ndiheni si në parajsë. Beqarët do vazhdojnë ende të jenë në kërkim të personit ideal. Mundësitë më të mira për njohje do jenë në orët e mbrëmjes.
UJORI21. janar – 19. shkurt
Mosmarrëveshjet në çift do mbarojnë gjatë kësaj dite dhe ju mund të shijoni më në fund ëmbëlsinë e lidhjes që keni krijuar. Që sot harmonia do mbizotërojë ndërmjet jush. Beqarët do kenë takime vendimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën. Në planin financiar do keni disa vështirësi sepse nuk do i rezistoni dot dëshirës për të mos shpenzuar.
PESHQIT20. shkurt – 20. mars
As vetë nuk do e dini mirë se çfarë kërkoni sot në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të krijoje një klimë pështjelluese. Reflektoni njëherë vetë e më pas flisni me partnerin/en. Beqarët do kenë një ditë më pozitive dhe të mbushur me takime interesante. Shfrytëzojeni! Edhe në planin financiar do keni fat dhe do e stabilizoni situatën.