Horoskopi e diel, 27 gusht 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Kjo e diel do të rezultojë ditë pushimi e plotë, në mos ju daltë ndonjë e papritur. Do të zhyteni në natyrë, ndoshta në një zonë pyjore dhe do të kaloni një ditë mjaft të këndshme.

Demi 21/4 – 21/5

Hëna do të ketë ndikim negativ në shenjën tuaj, por Neptuni do të shërbejë si balancë, duke iu dhuruar momente qetësie dhe harmonie në raportin në çift dhe në familje. E rëndësishme është që të dialogoni.

Binjakët 22/5 – 21/6

Do të ndiheni disi të mërzitur, megjithatë një problem në familje mund të zgjidhet edhe pa ndërhyrjen tuaj. Puna do të shkojë më së miri, por ndonëse do të keni ngarkesë, do t’ia dilni mbarë.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Gjatë kësaj dite do të tërhiqni vëmendjen e të gjithëve. Me mbështetjen e Neptunit, do të jeni gjithë kreativitet dhe të gatshëm për të realizuar dhe gjërat e pamundura.

Luani 23/7 – 21/8

E diela do të jetë shumë e ngarkuar, e mërzitshme dhe melankolike. Gjithçka për shkak të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj, e cila do ju përkeqësojë humorin.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Jepuni rëndësi gjërave që vërtetë kanë vlerë. Do të ishte mirë të reflektoni lidhur me gjërat që kanë vërtetë rëndësi për ju, dhe nuk janë ato materiale.

Peshorja 24/9 – 23/10

Kjo ditë do të jetë e lodhshme, madje edhe e mërzitshme. Ndoshta nuk do të dini ç’të bëni, pasi keni rënë në qetësi, në raport me ritmet e shfrenuara të javës.

Akrepi 24/10 – 22/11

Për shkak të takimit të Hanës me planete të tjerë, do të jeni të mbushur gjithë ndjenjë dhe fantazi. Kushtojini pak më shumë kohë një pasioni tuaj krijues, i cili në të ardhmen mund t’iu sjellë fitime.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Do të jeni tejet të ndjeshëm dhe të hutuar. Çrregullimi emocional që do të ndjeni, do të shoqërohet me pështjellime ndjenjash.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Të lumtur dhe të gëzuar, kështu do të jeni gjatë kësaj të diele, në sajë të pranisë së yjeve në shenjën tuaj. Hëna favorizon raportet harmonike. Udhëtimet dhe nismat më të bukura do të jenë ato me miqtë, ku do të kaloni momente vërtetë argëtuese.

Ujori 21/1 – 19/2

Ndikimi i Hënës në shenjën tuaj, do të bëjë që të keni ëndrra të mëdha, por kjo është dita kur do të përballeni me realitetin dhe nuk do të ndjeheni aspak të kënaqur.

Peshqit 20/2 – 20/3

Dita do të jetë mjaft e bukur, në sajë të ndikimit të Hënës dhe Neptunit. Vala e kreativitetit do ju ndjekë edhe në momentet më të turbullta. Do të arrini të vini në jetë projektet tuaja.

SHKARKO APP