Horoskopi, e dielë 1 shtator 2017
Dashi
Krijimtaria vazhdon të jetë pika juaj e fortë, falë Uranit që ju mban nën krahun e tij mbrojtës. Do ndërmerrni projekte të reja. Do arrini të krijoni një atmosferë të këndshme, duke ndryshuar rutinën e zakonshme me gjëra të bukura.
Demi
Falë Marsit favorizues iniciativat tuaja do jenë më shumë se të kënaqshme. Edhe Venusi premton momente të bukura në çift. Jeni më pak të shqetësuar. Frenoni tendencën për të ndërmarrë shumë iniciativa që të përfundoni disa prej tyre të paktën.
Binjakët
Me Saturnin kundër, mos lejoni që çështjet e jashtme t’ju shqetësojnë më shumë se duhet. Kur ta shihni të nevojshme, mblidhuni në vetvete dhe do gjeni paqe. Me Venusin inkurajues, do merrni nga partneri përgjigjet e duhura në harmoni të përkryer me pritshmëritë tuaja.
Gaforrja
Marsi dhe Venusi në trekëndësh premtues ju dhurojnë një moment pozitiv, jeni të mbushur me energji, dinamikë dhe të etur të vini në praktikë idetë tuaja të shumta. Pranoni ftesën e një miku i cili e di se sa e mërzitshme është rutina e përsëritur.
Luani
Bëni zgjedhjet tuaja. Megjithëse nuk e dini se cili do jetë rezultati i tyre, jeni të qetë se keni bërë të gjitha përpjekjet e mundshme. Mund të lindë papritur një ndjenjë për një kolegun tuaj ose eprorin. Kujdes.
Virgjëresha
Keni përreth persona entuziastë, falë ideve tuaja të shumta, por në lidhje me qëllimet e tyre kini kujdes jo çdo gjë që shkëlqen është flori! Jeni beqarë? Me Neptunin kundër, mësoni të jeni më përzgjedhës dhe të kthjellët në gjykimet tuaja.
Peshorja
Me Hënën dashamirëse nga qielli i Ujorit, do të sinkronizoheni në të njëjtën frekuencë me të afërmit tuaj për t’i bërë marrëdhëniet më të plota dhe të thella. Mos vazhdoni të kërkoni jashtë atë që mendoni se do t’ju bëjë të lumtur. Shikoni brenda vetes.
Akrepi
Venusi që i buzëqesh shenjës tuaj ju ndihmon të shprehni më mirë dhe pa frikë ndjenjat, duke tejkaluar tendencën tuaj proverbiale për të qenë i ndrojtur. Përpiquni të jeni më optimist edhe pse nganjëherë fati nuk është në anën tuaj.
Shigjetari
Urani bashkëpunues i hap rrugë përvojave interesante në fushën e komunikimit multimedial, për të gjetur punë përmes tyre ose në internet. Favorizuese sektorët e punës të lidhur me televizionin, spektaklet ose muzikën. Mos humbisni kohë.
Bricjapi
Marsi ju mbështet. Me dinamizmin dhe emocionet që janë të rëndësishme për ditë të veçanta, do filloni të ndjeheni mirë përsëri. Do jeni më të sigurt në vetvete dhe të vendosur për të marrë atë që dëshironi.
Ujori
Me Hënën në qiellin tuaj, do organizoni kontakte shoqërore duke kombinuar takime me personalitete të shquar që mund t’ju ndihmojnë. Marsi mik do ju bëjë të ndjeheni të vlerësuar në dashuri. Tregohuni shumë bujar me partnerin tuaj.
Peshqit
Dialektika juaj delikate, intuita e sofistikuar dhe humori i kërkuar do t’ju ndihmojnë të tërhiqni më shumë admirues dhe miq të rinj. Mos i jepni shumë konfidencë personave pak të qartë dhe përpiquni të fitoni bashkëpunimin e atyre që vlerësoni.