Horoskopi, e dielë 13 gusht 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Në mëngjes Hëna në shenjën tuaj do ju mbështesë, por në drekë mund të keni disa luhatje humori. Ata që janë me pushime, do të kenë një ditë relaksi absolut duke shijuar çdo gjë dhe veçanërisht ushqimin.

Demi 21/4 – 21/5

Dita do të nisë shumë ngadalë, por më pas me praninë e Hënës do të jeni të mbushur me energji dhe kreativitet. Besnikëria është një virtyt i juaji, dhe kjo gjë do ju shpërblehet dhe nga partneri/ja.

Binjakët 22/5 – 21/6

Mëngjesi do të jetë pozitiv, pasi do e gjeni veten mes miqve që i vlerësoni. Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, por gjatë pasdites do t’iu braktisë në duart e fatit.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Humori i mirë do të vijë gjatë pasdites, ku së bashku me miqtë tuaj do të kaloni momente të paharrueshme. Ngrohtësia e të tjerëve do ju rrisë vetëbesimin, duke u ndjerë mjaft të mbrojtur dhe të inkurajuar.

Luani 23/7 – 21/8

Kontaktet që do të keni me njerëz disi të largët nuk do t’iu zhgënjejnë, sidomos nëse jeni me pushime në një vend që ju intrigon. Por para se të përhumbeni, ka diçka në familje që duhet mbyllur, dyshime që duhen sqaruar…

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Më e mira për të lindurit e kësaj shenje do të vijë gjatë pasdites së të dielës, në sajë të ndikimit të Hënës. Kjo është dita ideale për të përballuar një udhëtim të gjatë.

Peshorja 24/9 – 23/10

Në mëngjes, Hëna do të jetë aleati juaj kryesor. Partneri/ja do të jetë i pari që do ju zbukurojë ditën duke bërë blerjet që ju nevojiten.

Akrepi 24/10 – 22/11

E diela do të jetë e ndarë në dysh, mëngjesi i mbushur me angazhime për punën, ndërsa pasditja dhe darka me fushën e ndjenjave. Hëna do të rrisë vëmendjen lidhur me një çështje.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Do t’i keni sytë katër në çështjet e zemrës, por kur Hëna do ndryshojë qëndrim, do të ndryshojë edhe fusha juaj e interesit, duke u spostuar në çështjet e punës.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Në mëngjes nuk do të jeni aspak në humor, por të përhumbur në kujtime të vjetra. Gjatë pasdites situata do të përmirësohet ndjeshëm, ndërkohë që priten edhe takime romantike.

Ujori 21/1 – 19/2

Përqendrojini të gjitha energjitë tuaja në mëngjes, kështu gjatë pasdites do të ndiheni të relaksuar dhe komod. Pas një kafeje apo dreke relaksuese, do e ndjeni veten plot energji.

Peshqit 20/2 – 20/3

Në mëngjes Hëna do të bëjë që e gjithë vëmendja të jetë e përqendruar tek financat. Paratë vijnë dhe ikin, por e rëndësishme është që të mos përhumbeni pas tyre.

SHKARKO APP