Horoskopi, e dielë 24 shtator 2017
Dashi
Ndonëse Mërkuri sot do të jetë në një orbitë aspak pozitive për ju, nuk do t’ju mungojnë mbështetje të tjera planetare, që do të ekuilibrojnë forcat. Stimujt e për një ditë më të mirë vijnë nga Hëna.
Demi
Marshimi juaj drejt suksesit duket tashmë i pandalshëm, aq më tepër që keni mbështetjen e edhe të yjeve të tillë si Marsi dhe Saturni. Ditë e mirë, por humori juaj duket se do të jetë nën normale.
Binjakët
Ndoshta ka ardhur momenti ta ngrini paksa zërin edhe ju dhe t’i imponoheni të tjerëve me aftësitë tuaja të veçanta. Një Hënë dhe një Afërditë e mirë premtojnë për një ditë pozitive në punë.
Gaforrja
Sot do të jeni plot vullnet e dëshirë për të bërë shumë më tepër nga mundësitë tuaja, prandaj edhe lodhja pritet të jetë më e madhe. Ditë e qetë në planin sentimentale atë shoqëror.
Luani
Mbështetjet yjore janë të shumta dhe përbëjnë një farë garancie që shumë gjëra mund të ndryshojnë për mirë, sidomos në planin profesional. Por në planin sentimental jo gjithçka shkon mirë.
Virgjëresha
Falë Marsit dhe Afërditës në shenjë mund të shpresoni në sadisfaksione të mëdha si në punë ashtu edhe në raportet ndërpersonale. Me gjithë humorin disi në rënie, erosi juaj është në rritje.
Peshorja
Pas një periudhe pune të lodhshme e aktivitetesh të shumëllojshme është mirë që të bën i bilancet, për të parë jo vetëm anën ekonomike, por edhe raportet me të tjerët. Sa romantikë ju bën Hëna!
Akrepi
Tani duket se jeni rikuperuar plotësisht dhe kërkoni që të rifitoni një kohë të humbur, por duhet të tregoheni pak më të matur. Një takim i papritur mund ta bëjë ditën të bukur në dashuri.
Shigjetari
Edhe pse periudha e kohëve të fundit ka qenë shumë e lodhshme dhe stresuese, Afërdita duket se do t’ju sjellë surpriza mjaft interesante në planin sentimental, që do t’ju lehtësojnë.
Bricjapi
Duhet të tregoheni të matur sot, sepse Hëna në shenjë ju bën të rrëmbyer e të nxituar, çka mund t’ju shtyjë të hidhni një hap të gabuar. Me ndërhyrjen e dikujt mund të arrini atë që dëshironi.
Ujori
Edhe pse ndjeheni shumë të lodhur, kjo nuk do të bëje të tërhiqeni, madje mund të shërbejë si stimulues për të kërkuar më shumë nga vetja. Shumë intensive fusha sentimentale.
Peshqit
Keni shumë ide të shumta (është Mërkuri që i stimulon), por jeni aq konfuzë sa nuk dini kë të filloni më parë. Dita duket se do të jetë normale në planin e punës, por intensive në planin afektiv.