Horoskopi, e enjte 15 qershor 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Do të jetë një ditë shumë e mirë për të mbyllur disa marrëveshje me leverdi për karrierën tuaj profesionale. Tashmë që do të ndiheni më të plotësuar do të arrini të fitoni sfida.

Demi 21/4 – 21/5

Duhet të jeni plotësisht të bindur për pozitën tuaj para se të bë- ni zgjedhje drastike në punë. Në dashuri do të ketë ulje-ngritje për ata që janë çift. Beqarët do kenë takime interesante.

Binjakët 22/5 – 21/6

Kur është fjala për dashurinë, prireni që të jeni shumë kokëfortë dhe krenarë. Në punë pritet të merrni lajme të rëndësishme. Financat do vinë duke u përmirësuar ndjeshëm.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Ka disa përgjegjësi të reja të cilat ju bëjnë nervoz, por jeni të gatshëm për gjithçka, vetëm që të arrini rezultate të mira profesionale. Ditë e qetë për të dashuruarit, takime pa fund për beqarët.

Luani 23/7 – 21/8

Jeni në kërkim të shpërblimeve më të mëdha. Ka qenë një periudhë mjaft e ngarkuar dhe e ndjeni veten të lënë pas dore në dashuri. Kujdes me shëndetin, do jeni disi pa fuqi.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Duhet të organizoheni mirë, pasi duhet të përballeni me detyra jo fortë të lehta dhe në një hark të ngushtë kohor. Kini besim tek vetja dhe mos u dorëzoni. Intuita nuk do i’u braktisë asnjëherë.

Peshorja 24/9 – 23/10

Kjo është një periudhë shumë e mirë për të nisur bashkëpunime të reja, por vetëm nëse do të jeni në gjendje të ndiqni të gjithë udhëzimet e kolegëve tuaj. Ditë harmonike për çiftet.

Akrepi 24/10 – 22/11

Në dashuri ka ardhur momenti që të tregoni hapur ndjenjat tuaja. Lërini veprimet tuaja që të flasin hapur. Veç bëni kujdes që të mos i çoni dëm, pasi mund të jenë shumë të dobishme për të ardhmen. Shëndeti do jetë i mirë.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Mundohuni që të mos ezauroheni shumë në punë, pasi në të kundërt rrezikoni që në mbrëmje të jeni të dërrmuar. Dashuria kërkon më shumë vëmendje, kështu që bëni mirë që të riorganizoni.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Qysh në orët e para të mëngjesit do të ndiheni shumë të frymëzuar. Kështu që bëni mirë të përfitoni për të projektuar aktivitete të reja krijuese. Financat do jenë të mira.

Ujori 21/1 – 19/2

Do të shpërbleheni mirë pas disa ditëve të mbushura me sakrifica për punën dhe familjen tuaj. Beqarët do argëtohen pa fundme shoqërinë dhe nuk do e ndjejnë nevojën e një personi në krah.

Peshqit 20/2 – 20/3

Jeni gjithmonë shumë konkurrues kur bëhet fjalë për punën dhe kjo gjë shpjegon edhe pse jeni të gatshëm për gjithçka vetëm që të arrini objektivin tuaj. Në dashuri, mundohuni të shmangni sjelljet komanduese.

Demi 21/4 – 21/5

Duhet të jeni plotësisht të bindur për pozitën tuaj para se të bëni zgjedhje drastike në punë. Në dashuri do të ketë ulje- ngritje për ata që janë çift. Beqarët do kenë takime interesante.

SHKARKO APP