Horoskopi, e enjte 20 korrik
Dashi 21/3-20/4
Dukeni të qetë, por në fakt diçka ju mban në ankth. Largojini mendimet negative dhe bëni diçka konkrete për të ruajtur harmoninë me partnerin. Ata që janë vetëm, mund të hidhen drejt njohjeve të reja.
Demi 21/4-21/5
Do të jetë një ditë plot kontraste dhe keqkuptime në dashuri. Një person i cili vjen nga e kaluara, do të rikthehet dhe do ju turbullojë mendimet. Bëjini të kuptojë se e tashmja juaj, është mirë kështu siç është.
Binjakët 22/5- 21/6
Gjatë kësaj të enjteje do të kërkoni ngushëllim tek partneri dhe do të shuani çdo dyshim që deri më tani ju ka përndjekur. Konfirmimi i lidhjes tuaj, është i rëndësishëm.
Gaforrja 22/6-22/7
Në dashuri do të jeni të padurueshëm dhe të mbushur me pasiguri. Jeni në kërkim të zgjedhjes së duhur për ta bërë sa më solide një lidhjen tuaj.
Luani 23/7-21/8
Do të jeni në harmoni të plotë me personin që dashuroni dhe kjo do ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Do të ndiheni si një njeri krejt tjetër. Ata që nuk janë në një lidhje, duhet të tregojnë kujdes.
Virgjëresha 22/8-23/9
Do të jeni të lodhur nga rutina e zakonshme dhe doni të shkëputeni prej saj. Nëse partneri/ja do të marrë një periudhë pushimi, mundohuni ta kaloni darkën jashtë. Do ju shërbejë për të qartësuar idetë.
Peshorja 24/9-23/10
Rikthimi i një personi të së kaluarës, do ua bëjë këtë ditë të padurueshme. Prania e tij/saj, do ju qëndrojë si hije, por mundohuni të mos humbni qetësinë, për të mos dëmtuar lidhjen që keni krijuar.
Akrepi 24/10-22/11
Do të jeni të trazuar dhe kjo gjë do të vihet re edhe nga partneri. Përpiquni të organizoni një shëtitje apo një piknik me personin që doni dhe do të rigjeni harmoninë.
Shigjetari 23/11-22/12
Kjo ditë do të jetë shumë e mirë për të dashuruarit, do të jeni në harmoni të plotë me personin që dashuroni. Dedikojuni të gjitha gjërave fantazinë tuaj dhe do ia dilni më së mirë në raportin në çift.
Bricjapi 23/12-20/1
Dita do të nisë me ndonjë të papritur, por do të ketë shumë gjëra pozitive për të cilat do mund të gëzoheni. Nëse keni një lidhje solide, nuk do të ndjeni asnjë shqetësim.
Ujori 21/1-19/2
Merrni përsipër fajin tuaj dhe mos e qortoni partnerin/en për çdo mangësi që mund të ketë në çift. Ndonjëherë edhe sjellja juaj është e padurueshme.
Peshqit 20/2-20/3
Do të përjetoni emocione të mrekullueshme me personin që dashuroni dhe jeta në çift do ju dhurojë kënaqësi të shumta. Partneri/ja e ka fituar plotësisht zemrën tuaj