Horoskopi, e enjte 24 gusht 2017

Dashi 21/3 – 20/4

Në mëngjes Hëna do të bëjë që e gjithë vëmendja të jetë e përqendruar tek financat. Paratë vijnë dhe ikin, por e rëndë- sishme është që të mos përhumbeni pas tyre.

Demi 21/4 – 21/5

Përqendrojini të gjitha energjitë tuaja në mëngjes, kështu gjatë pasdites do të ndiheni të relaksuar dhe komod. Pas një kafeje apo dreke relaksuese, do e ndjeni veten plot energji.

Binjakët 22/5 – 21/6

Në mëngjes nuk do të jeni aspak në humor, por të përhumbur në kujtime të vjetra. Gjatë pasdites situata do të përmirësohet ndjeshëm, ndërkohë që priten edhe takime romantike.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Do t’i keni sytë katër në çështjet e zemrës, por kur Hëna do ndryshojë qëndrim, do të ndryshojë edhe fusha juaj e interesit, duke u spostuar në çështjet e punës.

Luani 23/7 – 21/8

E enjtja do të jetë e ndarë në dysh, mëngjesi i mbushur me angazhime për punën, ndërsa pasditja dhe darka me fushën e ndjenjave. Hëna do të rrisë ndjeshmërinë tuaj në fushën e ndjenjave.

Virgjëresha 22/8 – 23/9

Në mëngjes, Hëna do të jetë aleati juaj kryesor. Partneri/ja do të jetë i pari që do ju zbukurojë ditën duke bërë blerjet që ju nevojiten. Do të habiteni kur të kuptoni se shumë gjëra varen prej jush.

Peshorja 24/9 – 23/10

Më e mira për të lindurit e kësaj shenje do të vijë gjatë pasdites së të enjtes, në sajë të ndikimit të Hënës. Kjo është dita ideale për të përballuar një udhëtim të gjatë.

Akrepi 24/10 – 22/11

Kontaktet që do të keni me njerëz disi të largët nuk do t’iu zhgënjejnë, sidomos nëse jeni me pushime në një vend që ju intrigon. Por para se të përhumbeni, ka diçka në familje që duhet mbyllur.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Humori i mirë do të vijë gjatë pasdites, ku së bashku me miqtë tuaj do të kaloni momente të paharrueshme. Ngrohtësia e të tjerëve do ju rrisë vetëbesimin, duke u ndjerë mjaft të mbrojtur dhe të inkurajuar.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Mëngjesi do të jetë pozitiv, pasi do e gjeni veten mes miqve që i vlerësoni. Hëna do të ketë ndikim të favorshëm në shenjën tuaj, por gjatë pasdites do t’iu braktisë në duart e fatit.

Ujori 21/1 – 19/2

Dita do të nisë shumë ngadalë, por më pas me praninë e Hënës do të jeni të mbushur me energji dhe kreativitet. Besnikëria është një virtyt, kjo do ju shpërblehet dhe nga partneri/ja.

Peshqit 20/2 – 20/3

Në mëngjes Hëna në shenjën tuaj do ju mbështesë. Ata që janë me pushime, do të kenë një ditë relaksi absolut duke shijuar çdo gjë dhe veçanërisht ushqimin.

SHKARKO APP