Horoskopi, e enjte 3 gusht 2017
Dashi – Disa informacione që do të merrni sot do t’ju shqetësojnë. Analizojini gjërat me qetësi dhe do të shihni se situata nuk është aq e rëndë sa duket. Mos i besoni verbërisht atyre që ju rrethojnë, jo të gjithë ju duan të mirën.
Demi – Faktorë të jashtëm do t’ju vendosin në mes të një debati të pa dëshiruar, që nëse do ta menaxhoni siç duhet mund të jetë në avantazhin tuaj. Shiheni situatën si një mundësi për të mësuar gjëra që nuk i dinit.
Binjakët – Shmangni debatet e kota gjatë ditës dhe mos u përqendroni vetëm tek ato që dëgjoni. Informacioni nuk është i dëmshëm, sidomos nëse vjen nga njerëz të besuar. Bëni kujdes, pasi sot do të keni tendencën për t’u nervozuar lehtësisht.
Gaforrja – Ndihuni të lirshëm për të thënë atë që mendoni, sidomos nëse rrethoheni nga njerëz të dashur. Ata do ta vlerësojnë sinqeritetin dhe në këmbim do të merrni edhe më shumë besim prej tyre.
Luani – Kokëfortësia e tepruar mund të shkaktojë probleme me njerëzit në punë, ndaj tregohuni të kujdesshëm. Mos pretendoni që të tjerët të bien gjithmonë dakord me këndvështrimin tuaj dhe tregohuni më të hapur ndaj mendimeve të tyre.
Virgjëresha – Puna në grup ka gjithnjë fryte të kënaqshme dhe kjo do të bëjë që projekti me të cilin do të merreni sot, të shkojë shumë mirë. Mos i nënvlerësoni aftësitë e të tjerëve, por shfrytëzoni atë që mendoni se mund të jetë në funksion të së mirës së përbashkët.
Peshorja – Sot do të jeni përgjithësisht me humor të nervozuar dhe do të keni tendencën për të vepruar me nxitimin. Nuk ka vend për t’u shqetësuar për gjëra që nuk i arrini për shkak të mungesave që nuk janë në dorën tuaj. Gjërat do të ndryshojnë, ndaj bëni sa keni mundësinë.
Akrepi –Nuk do të jeni në formën më të mirë sot, ndoshta për shkak të një situate të papritur në shtëpi. Gjithçka do të kalojë dhe nesër do t’i riktheheni normalitetit. Mos e lini asnjëherë pasdore familjen, në të kundërt rrezikoni të gjendeni shpesh në situata të cilat mund të shmangen lehtësisht.
Shigjetari – Dita do të jetë e mbushur me të papritura, duke trazuar ritmin e zakonshëm. Çfarëdo që të ndodhë nuk do ta keni të vështirë për ta kaluar. Nga pas ju ndjek një skuadër e fortë, e gatshme për t’ju ardhur në ndihmë.
Bricjapi – Mos e hidhni poshtë diçka që nuk ju bind në sy të parë, mund të surprizoheni. Partneri do të kërkojë më shumë vëmendje sot, dëshirë që do të bënit mirë ta plotësonit. Jepini vetes mundësinë për të bërë diçka ndryshe e për t’u shplodhur.
Ujori – Kur dikush vjen me mendjen për të krijuar konflikte, vlerësoni më parë situatën e pastaj veproni. Nëse është në interesin tuaj për ta mbajtur këtë njeri larg, tregohuni të vendosur dhe bëjeni. Në të kundërt përpiquni të ulni tensionet.
Peshqit – Lodhja e tepruar do ta bëjë të vështirë “misionin” për t’u ngritur nga shtrati sot. Çdo pjesë e trupit po ju kërkon të qëndroni në shtëpi. Nëse është e mundur dëgjojeni dhe jepini vetes një ditë pushim.