Horoskopi, e hënë 11 shtator 2017

Dashi – Do të merrni një surprizë mjaft të këndshme sot, që do t’ju ndryshojë ditën. Shijojeni dhe mos lejoni që të bëheni pjesë e pesimizmit të panevojshëm të të tjerëve.

Demi – Të gjithë kanë në familje dikë që i përjeton gjërat në mënyrë më dramatike seç duhet. Do të jetë pikërisht ky person që do të kërkojë ndihmën tuaj. Mos u tregoni negativë, të gjithë kanë nevojë për ndihmë herë pas here.

Binjakët – Dikush që keni pranë do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Harrojini planet që kishit për mbrëmjen, sot është dita për t’i qëndruar pranë atyre që keni përzemër.

Gaforrja – Sot do të merreni kryesisht me aktivitet fizik, sidomos pasi keni kohë që neglizhoni gjëra në shtëpi. Megjithatë pasi të keni mbaruar kushtojini vëmendjen që meritojnë atyre që keni pranë.

Luani – Dita e sotme mund të shkojë në dy mënyra. Sido të jetë do të thoni atë që mendoni, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Mund ta bëni këtë me pasion e dashuri, ose mund t’ia thoni në fytyrë dikujt që vërtetë e meriton.

Virgjëresha – Disa sekrete janë më të lehta për t’u mbajtur sesa të tjerat. Ato që përfshijnë të lënduarit dikë që keni përzemër, nuk e keni të vështirë t’i mbani për vete. E kundërta ndodh kur e dini që e vërteta mund të ndihmojë dikë, pikërisht këtu nis dilema dhe kjo është edhe situata në të cilën ndodheni momentalisht.

Peshorja – Kur vjen puna për të shfaqur afeksion të madh e keni më të thjeshtë të jepni sesa të merrni. Momentalisht, dikush që keni përzemër do të vendosë që është koha që të merrni vëmendjen që meritoni. Me shumë gjasë kjo do të vijë si surprizë e madhe.

Akrepi – E keni të thjeshtë të merrni vëmendje kur dëshironi që ta keni atë. Megjithatë momentalisht keni bërë diçka që nuk do të harrohet lehtë, e ndoshta kjo nuk ju shërben aq shumë. Nëse situata ka tendencën të dalë jashtë kontrolli, tërhiquni.

Shigjetari – Kurdo që ekziston mundësia për të udhëtuar nuk i thoni kurrë jo. E pse jo. Të gjithë meritojnë të bëjnë atë që kanë përzemër. Megjithatë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të shpenzuar çdo kursim, ndaj bëni kujdes.

Bricjapi – Kjo periudhë mund të ketë qenë vërtetë e lodhshme sa i përket punës, por kur të merrni shpërblimin financiar, gjithçka do ia ketë vlejtur. Shumë shpejt një projekt i ri do t’ju trokasë në derë dhe padyshim që nuk duhet ta refuzoni. Ka ardhur koha të mendoni për të ardhmen.

Ujori – Nëse është dikush që është gjithnjë gati për romancë, ai padyshim jeni ju. Kjo periudhë do të jetë e mbushur me dashuri, romancë e përkushtim. Bëni kujdes, mos harroni të mbani këmbët në tokë.

Peshqit – Disa thashetheme janë zbavitëse për t’u dëgjuar. Madje shpesh bëhen shkak për të hedhur batuta e ndoshta për të thënë edhe të vërteta. Një gjë e ngjashme do t’ju ndodhë sot

SHKARKO APP